Integrimi
Në Këln u mbajt konferenca “Dita e Dialogut të Diasporës”
Konferenca është organizuar nga Shoqata Ideal nën patronatin e Konsullatës së Nderit dhe Ambasadave të Kosovës dhe Shqipërisë në Berlin
Më 25 nëntor në Këln të Landit Nordrhein Westfallen, Gjermani është mbajtur konferenca “Dita e Dialogut të diasporës”. Në hapje të konferencës ka marrë pjesë edhe Ministri i Zhvillimit Ekonomik, Valdrin Lluka në cilësinë e panelistit.
Në këtë konferencë kanë marrë pjesë edhe Presidenti i Shqipërisë Iliri Meta, Nënkryetari i Bashkisë së Këlnit Ralf Heinen, Sekretarja e Shtetit gjerman Serep Guler, kryebashkiakë nga Shqipëria, Ambasadorët e Shqipërisë dhe Kosovës, Konsullja e Nderit Anduena Stephan dhe shumë përfaqësues nga diaspora shqiptare në Gjermani dhe më gjerë, shrkuan rtklive.com.
Konferenca është organizuar nga Shoqata Ideal të cilën e kryeson konsullja e nderit e Shqipërisë në Nordrhein Westfallen, Anduena Stephan, nën patronatin e Konsullatës së Nderit dhe Ambasadave të Kosovës dhe Shqipërisë në Berlin.
Me këtë rast Ministri Lluka së bashku me përfaqësues tjerë të institucioneve nga Kosova dhe Shqipëria kanë bashkëbiseduar me të pranishmit lidhur me rolin e diasporës shqiptare në zhvillimin e vendeve të origjinës, e veçanërisht rolin e tyre në zhvillimin ekonomik dhe përmirësimin e kushteve për të orientuar investimet e tyre në Kosovë dhe Shqipëri.
Në kuadër të kësaj vizite, Ministri Lluka është pritur edhe nga Kryeministri i Landit Nordrhein westfalisë – Armin Laschet, ku prezent ishin edhe Ministri i Financave të Landit dhe kryetari i Dyseldorfit.
Gjithashtu, Lluka u takua me afaristin e mirënjohur Lazim Destani me të cilin biseduan për mundësitë investimeve në vend.
E-Diaspora
-
Kuzhina shqiptare në qendër të festimeve frankofone në Suedi Ambasada e Shqipërisë prezanton traditat kulinarie në Muajin e Frankofonisë... -
Mëso shqip në diasporë: Regjistrimet hapen në shumë shtete -
Bebe Rexha zbulon traditën shqiptare që të gjithë e njohim -
Erjon Tasholli, ylli i ardhshëm i futbollit evropian -
Suedi
Shijet e Kosovës nën dritën e Muajit të Frankofonisë në Stokholm
Jeta në Zvicër
-
Disa votues në Vaud nuk kanë marrë ende materialet e votimit Në kantonin Vaud të Zvicrës, disa qytetarë nuk i kanë marrë me kohë materialet e votimit... -
Pistoleta e re e ushtrisë zvicerane merr vlerësimin më të ulët në testime -
Nuk ka më asnjë qytetar zviceran në zonën e luftës -
39 muaj burg për policin nga Bazeli: Ka torturuar dy azilkërkues -
Frauenfeld: Kosovari kërcënon ish-të dashurën me vdekje – ndërhyn policia











