Kosova
Në Këshillin e Evropës diskutohet për Kosovën
Delegacioni i Kuvendit të Kosovës në Asamblenë Parlamentare të Këshillit të Evropës në përbërje: Xhavit Haliti, Aida Derguti, Srdjan Mitroviq, Ismet Beqiri, Mufera Sinik dhe Gani Dreshaj, po merr pjesë në Sesionin e Dytë të Rregullt dhe në mbledhjet e komisioneve të kësaj asambleje.
Aty është diskutuar për situatën në Kosovë dhe rolin e Këshillit të Evropës, ku në raportim ishin të ftuar Avokati i Popullit të Kosovës, Hilmi Jashari dhe Komisioneri për Gjuhët, Slavisa Mladenoviq.
Në fokus të raportimit ishte infrastruktura ligjore për të drejtat e njeriut; të arriturat, vështirësitë, si dhe implementimi i përdorimit të gjuhëve të minoriteteve në institucionet e Kosovës, përcjell albinfo.ch.
Pjesëmarrës në diskutim ishin edhe anëtarët nga Britania e Madhe, Serbia dhe Kosova.
Por, në këtë takim nuk ishte prezent raportuesi për Kosovën, deputeti nga Spanja, Jardi Roca Mas. Për mosprezencën e tij pati vërejtje nga anëtarët e këtij komisioni.
Kryetarja e Komisionit, Ria OOMEN-RUIJTEN, u zotua se në Sesionin e Tretë të Rregullt që do të mbahet më 24-28 qershor 2019, do të vijë me një sugjerim për bashkëpunim më të mirë në mes të delegacionit të Kosovës dhe të Serbisë.
E-Diaspora
-
Kush do ta drejtojë Cyrihun? Në mesin e kandidatëve edhe Përparim Avdili Një shqiptar në garë për drejtimin e Cyrihut: Kandidatura e Përparim Avdilit... -
Francë
Shoqëria “Iliria” organizon festimin e Pavarësisë së Kosovës në Francë -
Komuniteti shqiptar si urë lidhëse në një Winterthur multikulturor -
Gjermani
Marigona Qerkezi rikthehet në skenën gjermane me ‘Nabucco’ -
Kreuzlingen
Ansambli “Drita” organizon festë për Ditën e Pavarësisë së Kosovës në Kreuzlingen
Jeta në Zvicër
-
Prodhuesi zviceran i baterive nuk paguan pagat e janarit 369 punonjës janë të prekur ... -
Aargau: Hetim ndaj policisë pas incidentit me dy të huaj që folën anglisht -
Kush do ta drejtojë Cyrihun? Në mesin e kandidatëve edhe Përparim Avdili -
Sistemi i ri i “Hyrje/Daljes” (EES) pritet të krijojë vonesa në aeroportet zvicerane -
Komuniteti shqiptar si urë lidhëse në një Winterthur multikulturor














