Lajme
Nëse ziheni duke folur në telefon gjatë vozitjes, dënoheni 380 euro
Pothuajse 180 000 holandezë u kapën duke vozitur dhe duke përdorur një telefon celular vitin e kaluar, tha sot policia holandeze.
”Shifra e fundit tregon një rritje prej 40 000 personash krahasuar me vitin 2021”, thanë zyrtarët.
”Kjo sjellje nuk po rrezikon vetëm veten, por edhe jetën e të tjerëve”, tha polici i trafikut, Paul Broer, transmeton dpa, përcjell albinfo.ch.
Ai tha se rritja e numrit të gjobave të lëshuara ishte kryesisht për shkak të kamerave të montuara në ura që janë përdorur për të regjistruar automatikisht drejtuesit që mbajnë celularët e tyre, të instaluara në mesin e vitit 2021.
Policia përdor gjithashtu aparatura të tjera në mënyrë që të mund të shohë në kabinat e kamionëve nga një pozicion më i lartë.
Kushdo që kapet duke mbajtur një telefon celular në një makinë ose në një motoçikletë, do të gjobitet me 380 euro (418 dollarë).
Ndërkohë, ata që dallohen duke mbajtur një celular në vesh ose duke bërë një mesazh teksa ngasin një biçikletë mund të presin të gjobiten me 150 euro.
Numri i përgjithshëm i përdoruesve të rrugës të kapur duke përdorur celularë vitin e kaluar përfshinte rreth 53 000 çiklistë.
E-Diaspora
-
Pashkët, mesha në gjuhën shqipe bashkoi rreth 2000 besimtarë shqiptarë në Frauenfeld Në predikimin e tij, don Marjan Demaj theksoi rëndësinë e Ngjalljes së Krishtit si burim shprese... -
Ambasada e Shqipërisë në Bernë uron Pashkët -
Mes artit dhe jetës, mbrëmje përkujtimore për Nasuf Naski Abdixhikun -
Rexhep Rifati u shpall qytetar nderi i Horës së Arbëreshëve -
Ambasadori britanik takon studentët kosovarë pas studimeve në Mbretërinë e Bashkuar
Jeta në Zvicër
-
Në këto vende numri i zviceranëve është duke u zvogëluar Ndërsa, në përgjithësi, diaspora zvicerane vazhdoi të rritet në vitin 2025, ka një rënie të ndjeshme... -
12 kilometra bllokim trafiku para tunelit Gotthard -
Emigrantët e Magrebit dhe krimi në Zvicër: Kantonet ngrenë alarmin -
Një kompani zvicerane e qumështit sfidon krizën energjetike -
Rritja e çmimeve në Cyrih: Apartament me 1 dhomë për 3000 franga












