Koronavirusi: çast pas çasti
Në Korenë e Jugut testohen sërish pozitivë 91 ish të shëruar!
Në fakt, studiuesit në të gjithë botën kanë shpresuar që personat e infektuar do të zhvillojnë imunitet ndaj virusit pas infeksionit të parë dhe shërimit nga ai
Nga Koreja e Jugut u noftua të premten (sot) se 91 pacientë të cilët konsideroheshin se janë shëruar, pas testimit të sërishëm kanë rezultuar pozitivë testuar përsëri. Dhe kjo, brenda një kohe të shkurtër!
Në fakt, studiuesit në të gjithë botën kanë shpresuar që personat e infektuar do të zhvillojnë imunitet ndaj virusit pas infeksionit të parë dhe shërimit nga ai, shkruajnë mediat botërore.
Nëse numri i njerëzve të imunizuar është mjaft i madh, gjasat janë që të mund të shmanget një tjetër pandemi në të ardhmen, transmeton albinfo.ch. Porf, kjo shpresë, pas këtij lajmi ka filluar të lëkundet.
Jeong Eun-kyeong, drejtor i Qendrës së Koresë së Jugut për Sëmundjet, ka thënë se ka mundësi që pacientët të mos ishin infektuar për herë të dytë. Përkundrazi, virusi ka të ngjarë të jetë “riaktivizuar” në trupin e tyre. Por ende nuk dihet saktësisht se çfarë fshihet prapa trendit të ri. Hetimet po vazhdojnë.
Ekspertët gjithashtu dyshojnë se përgjegjëse për këtë zhvillim mund të jenë testet e pasakta, përcjell albinfo.ch. Është gjithashtu e imagjinueshme që pacientët akoma mbajnë virusin me vete, domethënë, testet e tyre janë pozitive, por ata persona nuk tregojnë simptoma dhe sëmundja e tyre nuk është ngjitëse.
E-Diaspora
-
Projekti “The Guestkeepers – Miqtë e vizitorëve” nis me fazën e parë të trajnimeve Pjesëmarrësit tashmë kanë filluar të eksplorojnë koncepte kyçe si diplomacia kulturore, standardet bashkëkohore të mikpritjes...... -
Diaspora
Doktorantët e Diasporës 2025, një vit i arritjeve shkencore -
Konsullata e Kosovës në Cyrih: Informohuni për mënyrën dhe procedurat e votimit -
Miratohet unanimisht Marrëveshja për Tregti të Lirë të Kosovës me EFTA -
Mustafa kritikon presidenten Osmanin për takimet me diasporën gjatë fushatës
Jeta në Zvicër
-
SMG: Qiratë shënojnë rritje pothuajse kudo në Zvicër Qytetet e mëdha nxisin rritjen e qirave në nivel kombëtar... -
2,500 nënshkrime për rikthimin e TGV Lyria Lozanë–Paris -
Banorët e Cyrihut do të përfitojnë nga ulja e taksave -
Diaspora
Doktorantët e Diasporës 2025, një vit i arritjeve shkencore -
A është ky stacioni policor më i bukur në botë?













