Koronavirusi: çast pas çasti
Në Kosovë 6 raste të reja me koronavirus dhe 2 të shëruar
Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës ka njoftuar për 6 raste të reja me koronavirus si dhe për 2 pacientë të shëruar.
Rastet pozitive janë raste kontakti nga: komuna e Prizrenit 6 raste (sipas vendbanimit: 6 raste Romajë).
Nga data 08 shkurt deri më 25 maj 2020 në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKSHPK me metodën RT-PCR janë testuar gjithsej 13.505 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2 dhe prej tyre pozitive rezultojnë gjithsej 1.038 raste, me gjithsej 30 raste të vdekjes, të cilët kanë pasur sëmundje të tjera shoqëruese.
Ndërsa numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej 791 raste.
Njoftimi i plotë i IKSHPK-së
GJASHTË RASTE ME COVID-19 DHE DY TË SHËRUAR!
Sot, më 25 maj 2020, me metodën RT-PCR, janë testuar gjithsej 243 mostra të marra nga Klinika Infektive dhe gjurmimi i kontakteve të rasteve në terren.
Me SARS-CoV-2, janë konfirmuar 6 raste.
Rastet pozitive janë raste kontakti nga: komuna e Prizrenit 6 raste (sipas vendbanimit: 6 raste Romajë).
Sot, më 25 maj 2020, janë shëruar 2 pacientë derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej 791 raste.
Nga data 08 shkurt deri më 25 maj 2020, në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKSHPK me metodën RT-PCR, janë testuar gjithsej 13.505 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2 dhe prej tyre pozitive rezultojnë gjithsej 1.038 raste, me gjithsej 30 raste të vdekjes të cilët kanë pasur sëmundje të tjera shoqëruese.
Në IKSHPK në vazhdimësi përgjatë 24 orëve janë duke u kontaktuar dhe mbikëqyrë të gjitha kontaktet e rasteve, si dhe kontaktet e kontakteve duke i obliguar për vetëizolim dhe të kërkojnë ndihmë mjekësore nëse kanë simptome.
Në nivel global, nga data 31 dhjetor 2019 deri më 25 maj 2020 sipas Worldometers, janë raportuar gjithsej 5.56.574 raste të COVID-19 dhe 348.223 raste të vdekjes.
QYTETARË TË NDERUAR!
JU LUTEMI TË RESPEKTONI MASAT E SHPALLURA TË PARANDALIMIT NGA INSTITUTI KOMBËTAR DHE MINISTRIA E SHËNDETËSISË!
RUAJENI SHËNDETIN TUAJ!
PAKUJDESIA KUSHTON ME JETË!
AKOMA NUK KA KALUAR RREZIKU, ANDAJ
QËNDRONI NË SHTËPI, KJO JUA SHPËTON JETËN!
MBANI DISTANCË FIZIKE PËR SË PAKU 2 METRA!
NA NDIHMONI PAK QË T’ JU NDIHMOJMË SHUMË!
Ju faleminderit për mirëkuptim!
Të ngjashme
Të tjera nga Koronavirusi: çast pas çasti
E-Diaspora
-
Bernë
Filmi “La Beauté de l’Âne” shfaqet në Bernë në kuadër të javës së Frankofonisë Mbrëmje filmi në Bernë: Kujtesë dhe rrëfim me “La Beauté de l’Âne”... -
Gjermani
I jepet sot lamtumira e fundit 17-vjeçarit nga Kosova që vdiq pas aksidentit në Gjermani -
Londër
Kushtet e pasigurta të punës, shkaku kryesor i vdekjes së 19-vjeçarit shqiptar në Angli -
Erdhi për pushime në Kosovë, mërgimtari vritet nga e dashura -
Gjermani
Gjermani: Ndërron jetë 3-vjeçari nga Kosova pas rënies në lum
Jeta në Zvicër
-
Rrëshqitje dheu në Weggis, evakuohet një shtëpi banimi Autoritetet bllokojnë rrugët dhe marrin masa sigurie pas rënies së gurëve dhe zhvendosjes së dheut... -
Zvicra përballet me debat të ashpër për kriminalitetin e të huajve -
Aksidenti tragjik në Alpet Zvicerane: defekti teknik shkaktoi rrëzimin fatal të teleferikut -
Marka e këpucëve “On” fiton të drejtën për të përdorur kryqin zviceran -
Kantonet frankofone të Zvicrës mbeten pas në arsimin e mesëm të lartë për shkak të mungesës së praktikave profesionale














