Lajme
Në Kosovës nis një peticion qytetar për liberalizim të vizave
Më nismën e disa organizatave joqeveritare në shatë qendrat kosovare të martën (sot) nis nënshkrimi i një peticioni nëpërmjet të cilit qytetarët e Kosovës i drejtohen autoriteteve të Bashkimit Evropian dhe Qeverisë së Kosovës, për përshpejtimin e procesit të liberalizimit të vizave.
Sipas një njoftimi që kanë bërë për media këto organizata, mbledhja e nënshkrimeve do të zgjasë dy javë dhe asociacionet partnere të kësaj fushate në ditët e para do të jenë të vendosura me nga dy pika për mbledhje të nënshkrimeve në secilën nga shtatë komunat më të mëdha të Kosovës.
Komuna e Prishtinës, thuhet në njoftim, do t’i ketë tri pika të vendosjes, ndërsa, ditëve në vijim do të jenë në komunat përreth. Secila nga organizatat partnere në këtë fushatë do t’i ndajë informatat për lokacionet ku do të jenë, nëpërmes mediave dhe rrjeteve sociale.
Organizatat partnere për këtë peticion qytetar, janë: Kosovo 2.0 – Prishtinë, OJQ EC Ma Ndryshe – Prizreni, OJQ Community Building Mitrovica – Mitrovicë, OJQ She-Era – Gjakovë, OJQ Vizioni i Syrit – Pejë, OJQ Network of peace Movement – Gjilan, Iniciativa për Progres INPO – Ferizaj.
E-Diaspora
-
Mërgimtarët ia mësyjnë Kosovës, rritet fluksi në pikat kufitare Fluks i mërgimtarëve në pikat kufitare, rriten pritjet për hyrje në Kosovë... -
Kush është shqiptari që ishte pjesë e triumfit të Spanjës në Botërorin 2026? -
Pritje deri në 90 minuta në Dheu i Bardhë, rritet fluksi në pikat kufitare të Kosovës -
Zvicër
Hekuran Bytyçi doktoron në Zvicër dhe merr pozitë udhëheqëse në kardiologji -
Podujevë: Hapet panairi “Ditët e Diasporës”
Jeta në Zvicër
-
Merz: Zviceranët punojnë 200 orë më shumë se gjermanët Deklarata e Merzit për orët e punës në Zvicër vihet në pikëpyetje... -
Studimi: Në Cyrih tashmë është më lirë të jetosh me qira sesa të blesh banesë -
Temperaturat e natës në Zvicër bien më në fund, fund netëve tropikale -
Kolona deri në 18 kilometra në tunelin e Gotthardit, pritjet arrijnë në tre orë -
A e dini se kamerat që filmuan uljen në Hënë kishin teknologji zvicerane?














