Kosova
Në mungesë të punëtorëve, kompanitë private punësojnë pensionistë
Largimi i të rinjve nga Kosova duke lënë kështu vendin me mungesë të fuqisë punëtore, tashmë ka nisur të shkaktojë alarm tek kompanitë në vend.
Largimi i të rinjve nga Kosova, duke lënë kështu vendin me mungesë të fuqisë punëtore, tashmë ka nisur të shkaktojë alarm tek kompanitë në vend.
Ato po detyrohen që vendet e punës t’i mbushin edhe me pensionistë, duke qenë se mbi 90 për qind e moshës nga 20 deri 40 vjeç po e lëshojnë vendin.
Kjo mungesë tashmë po vërehet pothuajse në të gjithë sektorët, e sidomos gjatë verës kur të rinjtë ikin më shumë drejt bregdetit për të punuar, transmeton Albinfo.ch.
Mungesa e punëtorëve ka nisur të vërehet pothuajse në të gjithë sektorët. Kjo pasi të rinjtë çdo ditë po migrojnë drejt vendeve evropiane, por gjatë sezonit të verës edhe po punojnë në vendet bregedetare.
“Ne kemi shumë vende të punës, ku në mungesë të tyre po kemi punëtorë të pensionuar që po hyn në punë në vend të atyre që janë në moshë të re, por specifikisht 90 për qind të moshës që nga 20 deri në 40-vjeçare ku orientimi i tyre parësor, është vetëm ikja jashtë, pasi që po themi nuk i kemi krijuar kushte adekuate që së paku me e ditë pjesën e vet e të mirëqenies së vet për familjet e tyre… Të rinjtë kanë marrë mësim nga gjenerata e vjetra, sepse ata që kanë punuar me dekada dhe definitivisht në fund nuk kanë mundur të krijojnë një mision të mirë social dhe nga e kaluara, por edhe nga vizioni që po shihet nuk ka ndonjë perspektivë absolutisht këtu dhe perspektiva e vetme është ikja nga jashtë dhe ju e dini që për vetëm dy vjet themi për një periudhë 4-mujore kemi pasur mbi 200 mijë aplikime për jashtë, andaj punëtorët të rinjtë nuk shohin perspektiv në Kosovë”, tha për Kosovapress Jusuf Azemi, kryetar i Sindikatës së punëtorëve në Sektorin Privat të Kosovës./Albinfo.ch
Të tjera nga Kosova
E-Diaspora
-
Mësuesit e diasporës bashkohen në Kosovë për forcimin e gjuhës shqipe dhe identitetit kombëtar Ministria e Arsimit dhe Sportit e Republikës së Shqipërisë, në bashkëpunim me Ministrinë e Arsimit dhe... -
Këto janë adresat e kutive postare në 23 shtete për votimin me postë nga diaspora -
Nga Cyrihu në mbarë botën, si do të votohet në përfaqësitë diplomatike të Kosovës? -
Nderohet soprano shqiptare Ermonela Jaho -
Osmani në Cyrih: Diaspora në Zvicër i jep jehonë mesazhit ‘rugovizmi jeton’
Jeta në Zvicër
-
Promovohet në Zürich libri “Arti Konceptual në Kosovë 2000–2025” Dje, në ambientet e Pestalozzi Bibliothek në Zürich, u promovua libri “Arti Konceptual në Kosovë 2000–2025”... -
Badi Pruntrut: Të huajve u lejohet hyrja, për dyfishin e çmimit -
Zvicra po përjeton valën e parë të shkurtër të të nxehtit për këtë vit -
Zvicra e ndarë para referendumit për kufizimin e popullsisë -
I nxehti ekstrem pushton Evropën, ja pse ekspertët nuk po e quajnë valë të nxehti












