Lajme
Në një qendër azili në Zvicër kapet personi i dyshuar si luftëtar i ISIS-it
I dyshuari kishte ardhur në Zvicër para rreth gjashtë muajsh dhe kishte paraqitur kërkesë për azil
Policia ka arrestuar javën e kaluar (të shtunën e kaluar) në Qendrën Federale të Azilit në Kreuzlingen (Thurgau) një person të dyshuar se ka luftuar në radhët e ISIS-it kundër kurdëve në Siri. Për shkaqe procedurale, lajmi është publikuar vetëm sot.
Ndërkohë ai tashmë po mbahet në burgun për dëbim në Aeroportin e Cyrihut, shkruajanë mediat zvicerane.
Personi me mjekër dhe me uniformë ushtarake, i cili tregohet në një fotografi “selfie”, sipas portalit turk “Ahval” ka luftuar në Siri, në shërbim të ISIS-it, kundër kurdëve.
I dyshuari kishte ardhur në Zvicër para rreth gjashtë muajsh dhe kishte paraqitur kërkesë për azil, transmeton albinfo.ch. Gjatë kësaj kohe ai kishte qëndruar edhe në qendrën tjetër të azilit, në Altstätten (SG).
Para autoriteteve i përmednuri kishte deklaruar se e fliste vetëm arabishten, gjë që doli e pavërtetë: Ai e zotëron edhe turqishten, kurdishten dhe gjermanishten.
Personi në fjalë u kishte rrëfyre azilkërkuesve të tjerë në Kreuzlingen se vinte nga qyteti Qamishli në Siri dhe që atje kishte qenë pjesëtar i ushtrisë terroriste ISIS. Gjatë veprimeve luftarake ai ishte plagosur dhe pastaj ishte kuruar në një spital turk, përcjell albinfo.ch. Qëndrimin në spital ai e kishte shfrytëzuar për të ikur dhe për të ardhur në Zvicër.
Pasi që njëri nga azilkërkuesit e kishte denoncuar në polici, ai ishte arrestuar. Marco Breu nga Prokuroria Publike Thurgau e ka konfirmuar arrestimin. Aktualisht, i arrestuari është duke u hetuar për hyrjen ilegale në Zvicër.
Por a është ky person një xhihadist i maskuar si refugjat?
Mbi bazën e indicieve që ka pasur, Prokuroria e përmendur e ka njoftuar Prokurorinë Federale, bën të ditur Breu. Ndërkohë në marrjen në pyetje të tij, që ishte duke u bërë nga Policia Kantonale e Thurgaut, janë përfshirë edhe policët e Policisë Federale të Krimit.
E-Diaspora
-
Thonex: Punonjësi me origjinë shqiptare denoncon racizëm në polici Një punonjës i shërbimit të kontrollit të parkimit në komunën e Thônex, me shtetësi zvicerane dhe... -
Kantoni i Cyrihut i dhuron një automjet zjarrfikës qytetit të Gjilanit -
Vjenë
Trupat e pajetë nga tragjedia e Vjenës nisen sot për Kosovë -
Cyrih
Festa e Fitër Bajramit bashkoi besimtarët shqiptarë në Cyrih -
SHBA
Astronomja nga Kosova, Pranvera Hyseni, fiton çmim prestigjioz në SHBA
Jeta në Zvicër
-
Çfarë duhet të dini ndërsa linjat ajrore evropiane anulojnë qindra fluturime Mes pasigurisë së vazhdueshme gjeopolitike në Lindjen e Mesme dhe çmimeve në rritje të karburantit për... -
Më pak çokollatë zvicerane po shitet, por fitimet po rriten -
Disa pishina zvicerane mund të ndalojnë hyrjen e jo-rezidentëve -
Thonex: Punonjësi me origjinë shqiptare denoncon racizëm në polici -
SHBA fillon hetime kundër Zvicrës për tregti të padrejtë











