Lajme
Në pranga dy të kërkuarit e Rastit “Monstra”
Policia e Kosovës ka arrestuar të dielën mbrëma në Prishtinë dy të kërkuarit për vrasjen e pesëfishtë në liqenin Smilkovc afër Shkupit
Dy të kërkuarit për vrasjen e pesëfishtë në liqenin e Smilkovcit të Shkupit janë arrestuar të dielën mbrëma në Prishtinë. Policia e Kosovës ka konfirmuar se në lagjen “Bregu i Diellit” janë arrestuar dy të kërkuarit nga Interpoli, Afrim Ismajloviq dhe Alil Demiri.
Zëdhënësi i policisë kosovare, Arbër Beka ka thënë për REL, se të dyshuarit janë prangosur të dielën mbrëma, ndërsa më vonë janë identifikuar si persona në kërkim nga Interpoli në bazë të fletarrestit që kanë lëshuar autoritetet maqedonase.
“…Raportet që na kanë arritur, nuk japin detaje, se për çfarë vepra dyshohen të kërkuarit me flet-arrest ndërkombëtar,” tha Beka.
Arrestimin e dy të kërkuarve për vrasjen e pesëfishtë e ka konfirmuar edhe ministrja e Punëve të Brendshme në Maqedoni, Gordana Jankullovska. “Kolegu Bajram Rexhepi në bisedën telefonike më njoftoi se policia e Kosovës dje ka arrestuar dy persona, të cilët i përgjigjen përshkrimit dhe para policisë janë prezantuar si Alil Demiri dhe Afrim Ismailoviq”, ka thënë ajo.
Sipas Jankullovskes, ata dyshohen për vrasjen në liqenin e Smillkovës dhe pas vrasjes së tmerrshme ishin në arrati, dhe ata kërkoheshin edhe nga Interpoli.
“Duke marrë parasysh faktin se personat nuk posedojnë dokumente për vërtetimin e identitetit, do të bëhen të gjitha kontrollet e domosdoshme, dhe pas indetifikimit të plotë, gjatë ditës së nesërme, do të dalim me infromacione zyrtare. Në bashkëpunim me autoritetet kosovare do të bëjmë gjithçka të mundur për ekstradimin e tyre në Maqedoni”, ka thënë ajo.
Ndryshe, një vjet më parë, më 11 prill 2012, në Liqenin Smilkovcë afër Shkupit, katër të rinj maqedonas dhe një 45 vjeçar peshkatar, janë ekzekutuar me armë automatike.
Ky krim, i cilësuar si rasti “Monstra” pati shkaktuar tensione dhe trazira ndëretnike në Maqedoni.
Lidhur me këtë rast policia e Maqedonisë arrestoi mbi 20 shqiptarë, të cilët besohet se ishin pjesë e një grupi fetar, që kishin një lloj lidhje me vrasjen e pesëfishtë. Por, në fund, autoritetet ngritën aktakuzë për pesë të dyshuar, vëllezërit Afrim dhe Agim Ismailoviq, Rami Sejdiu, Fejzi Haziri dhe Alil Demiri të gjithë nga Shkupi.
Tre nga të akuzuarit janë arrestuar gjatë aksionit policor “Monstra”, ndërsa dy tjerët Afrim Ismailoviq dhe Alil Demiri, ishin arratisur. Këta të fundit janë gjykuar në mungesë.
Të tjera nga Lajme
E-Diaspora
-
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve hap 23 kuti postare për votuesit e diasporës Komisioni Qendror i Zgjedhjeve i Kosovës ka vënë në funksion 23 kuti postare në shtete të... -
Ministrja shqiptare paralajmëron iniciativa për të drejtat e diasporës në Greqi -
Udha e Lorik Canës: Sporti, Kultura dhe Kombi -
Program përkujtimor kushtuar Masakrës së Reçakut -
Abdixhiku: Diaspora nuk i prish balancat demokratike në Kosovë, ajo i pasqyron ato
Jeta në Zvicër
-
Pse Zvicra duhet të përqendrohet më shumë te kursimi i energjisë? Kushtetuta e Zvicrës parashikon që energjia të përdoret me kursim dhe në mënyrë të arsyeshme. Fondacioni... -
Temu, Shein, AliExpress: A duhet Zvicra të taksojë paketat kineze si BE-ja? -
Këshilli Kombëtar i Zvicrës miraton 1 milion franga për luftën kundër dhunës me bazë gjinore -
Asnjë kaos nga ndryshimi më i madh i orareve të transportit publik në Cyrih -
Studim alarmues: Deri në 90% e akullnajave mund të zhduken deri në vitin 2100












