Lajme
Në pranga shqiptari i shumëkërkuar për vjedhje
Një shqiptar 25 vjeçar u arrestuar në qytetin Hedevej të Danimarkës derisa po e vjedhke monedha të arit në një shtëpi private. Ai u arrestua bashkë me një shtetas irakian
Policia e Danimarkës ka arrestuar një shqiptar 25 vjeçar të shumëkërkuar për vjedhje dhe vepra të tjera të kundërligjshme. Sipas medieve, shqiptari është arrestuar “me pelë për dore” derisa po e kryente një vjedhje në një shtëpi private.
Shqiptari me bagazh kriminal, u kap në flagrancë nga policia daneze derisa po kryente një grabitje në një shtëpi private në qytetin Hedevej.
Policia theksoi se ndaj 25 vjeçarit ishte lëshuar fletarrest dhe se ai vazhdimisht po kërkohej. Vetëm disa ditë para grabitjes, policia nuk gjeti atë në banesën e tij për ta arrestuar, por ai u kap duke kryer vjedhje, raporton INA.
I arrestuari me nënshtetësi shqiptare u arrestua në kohën derisa ishte duke vjedhur monedha të arta, i shoqëruar nga një shtetas irakian. Ai pas arrestit menjëherë u dërgua në paraburgim në burgun e Silkeborg.
Gjatë bastisjes së këtij grabitësi janë gjetur monedha të arit dhe gjësende të tjera me vlerë në banesën e tij.
E-Diaspora
-
Talenti shqiptar që po pushton taekwondon zvicerane: Ajan Krasniqi shkëlqen me fitore dhe rekorde Një i ri me prejardhje nga Kosova po bën bujë në Zvicër. Ajan Krasniqi, i lindur... -
“Oda e Grave Shqiptare”, një hap i ri për fuqizimin e grave shqiptare në Zvicër -
Presidentja Osmani i ndan mirënjohje gazetarit veteran, Rexhep Rifati -
Shasime Osmani zgjidhet deputete në Parlamentin e Kantonit të Bernës -
Cyrih: U prezantua projekti “The Guestkeepers” për turizmin kulturor në Kosovë
Jeta në Zvicër
-
Java e Frankofonisë: “La Beauté de l’Âne” në Bernë sjell rrëfimin e Kosovës Për albinfo.ch Luljeta Ademi Në kuadër të Javës së Frankofonisë, të organizuar nga Ambasada e Republikës... -
Liqeni i Gjenevës më i pastër, por edhe më i ngrohtë -
Eutanazia do të bëhet e mundur në spitalet e Lucernës -
Masat kundër gripit të shpendëve hiqen nga 1 prilli -
Një çerek ton bakllava e padeklaruar u gjet në kufirin zviceran












