Sport
Në Prishtinë fillon Evropiani i Basketbollit U20 për Femra
Dje ka filluar Kampionati Evropian i Divizionit B, për femra U20, në Prishtinë.
Ndeshjet e para janë zhvilluar nga ora 16:30, derisa më pas është zhvilluar ceremonia hapëse, përcjell albinfo.ch.
Sic ka njoftuar FBK, në këtë ceremoni, kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, është shprehur se, Kosova po dëshmon në organizime të ngjarjeve të mëdha, siç është Evropiani në Prishtinë, derisa ka falenderuar edhe Federatën e Basketbollit të Kosovës për këtë organizim.
Sekretarja e Përgjithshme e FBK-së, Elvira Dushku, ka deklaruar se, është privilegj për Federatën që organizojnë një Kampionat të tillë. Dushku po ashtu tha se ky Evropian është shumë i rëndësishëm për basketbollin e Kosovës, sidomos atë të femrave. Në ceremoni ka qenë i pranishëm edhe ambasadori amerikan në Prishtinë, Philip Kosnett, personalitete nga Komiteti Olimpik i Kosovës dhe të tjerë.
Më pas Kampionatin e ka hapur zyrtarisht Winfried Gintschel, i deleguari nga FIBA.
“Ndërkohë, Kosova U20 ka zhvilluar një ndeshje fantastike përballë Turqisë, edhe pse në fund pësoi 87:49. Vashat e Kosovës janë shumë më të reja dhe synojnë të fitojnë përvojë nga ky Evropian. Tringa Ukaj ka shënuar 15 pikë e nëntë kërcime, derisa Astera Tuhina shënoi nëntë, Fjolla Ajeti tetë dhe Besjana Martinaj gjashtë. Vashat kanë pasur përkrahje edhe nga një numër i madh i tifozëve”, thuhet tutje në njoftimin e FBK-së.
Në takimet tjera, Finlanda ka mundur Greqinë 79:55, Kroacia mundi Islandën 76:55 dhe Irlanda mposhti Ukrainën 63:53. Kampionati do të vazhdojë deri më 11 gusht, kur është ceremonia mbyllëse dhe finalja e madhe, përcjell albinfo.ch.
E-Diaspora
-
Danimarkë
26-vjeçari shqiptar diplomon për Mjekësi në Universitetin e Kopenhagës Astrit Rakipi, shqiptari që diplomoi për Mjekësi në një nga universitetet më... -
Diaspora i siguron VV-së mandatin e 53-të, LDK humb një deputet -
“She Leads 2026” bëri bashkë bizneset shqiptare nga Zvicra, Kosova dhe Maqedonia e Veriut -
Në Cyrih protestohet për të mbrojtur Zvërnecin në Shqipëri -
Greqi
Ky shtet evropian godet rrjetin e vjedhjes së makinave, 11 shqiptarë përfundojnë në pranga
Jeta në Zvicër
-
SBB tregon në aplikacion trenat pa klimë gjatë verës Gjatë muajve të verës, aplikacioni dhe faqja zyrtare e hekurudhave federale zvicerane SBB tregojnë se cilët... -
Zvicër: Debat për heqjen e lehtësimit tatimor për hotelet -
Marrëveshja SHBA-Iran do të nënshkruhet në resortin luksoz zviceran -
Pas Bazelit, edhe Cyrihu po shqyrton zbritjen e tatimeve direkt nga paga -
Valë e të nxehtit po afrohet drejt Zvicrës, temperaturat mund të arrijnë deri në 38°C














