Lajme
Prishtinë: Obelisku që përkujton viktimat e 11 shtatorit në SHBA
Viktimat e 11 shtatorit të vitit 2001 në Shtetet e Bashkuara të Amerikës janë përkujtuar edhe në Kosovë.
Në nderim të tyre, policia, zjarrfikësit dhe autoambulancat ndezën sirenat dhe dritat e automjeteve të tyre, ndërsa Garda e Nderit e Policisë së Kosovës uli në gjysmështizë flamurin amerikan, raporton KTV.
Kryetari i Shoqatës “Miqtë e Amerikës”, Agim Rexhepi, tha se në kohët më të vështira, Kosova ka pasur një aleate të fuqishme si Amerika.
18 vjet pas sulmeve terroriste në SHBA, në oborrin e saj, Qeveria e Kosovës ka vënë një pllakë memoriale, për t’i nderuar dhe kujtuar viktimat, të cilat humbën jetën në këtë tragjedi.
Pas zbulimit të kësaj pllake dhe homazheve që bënë bashkë me ambasadorin amerikan, kryeministri në dorëheqje, Ramush Haradinaj, ka thënë se Kosova bashkëndjen me popullin amerikan.
Ambasadori i SHBA-së në Prishtinë, Philip Kosnett, deklaroi se kjo ditë është e zymtë për amerikanët, derisa shtoi se ndihet i nderuar që Kosova çdo vit organizon një mori aktivitetesh në nderim të këtyre viktimave.
Në një aktivitet tjetër në bulevardin “Bill Clinton” janë vendosur edhe fotografi dhe janë ndezur qirinj para emrave dhe fotografive të viktimave, shkruajnë mediat kosovare, përcjell albinfo.ch.
E-Diaspora
-
Londër
Kushtet e pasigurta të punës, shkaku kryesor i vdekjes së 19-vjeçarit shqiptar në Angli Hetimet zbulojnë se mungesa e masave bazë të sigurisë dhe inspektimeve çoi në një aksident fatal... -
Erdhi për pushime në Kosovë, mërgimtari vritet nga e dashura -
Gjermani
Gjermani: Ndërron jetë 3-vjeçari nga Kosova pas rënies në lum -
Tragjedia e Vjenës: I lënduari është Nazmi Muharremi – flet vëllai që ia shpëtoi jetën -
Ylfete Fanaj zgjidhet presidente e Konkordatit të burgjeve të Zvicrës Veriperëndimore dhe Qendrore
Jeta në Zvicër
-
Marka e këpucëve “On” fiton të drejtën për të përdorur kryqin zviceran Prodhuesi i këpucëve On ka fituar betejën me autoritetet zvicerane. Pas viteve të gjyqit, kompania ka... -
Kantonet frankofone të Zvicrës mbeten pas në arsimin e mesëm të lartë për shkak të mungesës së praktikave profesionale -
Borë dhe shi në Zvicër, vetëm këtu vazhdon moti i pranverës -
Zvicra vazhdon të mos e arrijë objektivin e arsimit të mesëm -
Ekonomistët zviceranë parashikojnë rritje të moderuar në vitin 2026















