Futboll
Në rangimin e UEFA-s Zvicra ndodhet poshtë Kosovës (deri tani!)
“Basel u skualifikua me dy humbje kundrejt grekëve të Paok-ut, ndërsa St.Gallen nuk mundi ta parakalojë Sarpsborg të Norvegjisë,” shkruan blick.ch, përcjell albinfo.ch.
Zvicra po kalon momente të vështira në kampionatat europiane të futbollit. FC Basel e cila shpesh kualifikohe në një të tetat e finales së Champions League është skualifikuar, ndërsa St.Gallen prej kohësh ishte ndarë nga garat. Për këtë në rangimin e UEFA Zvicra është ndër shtetet më pak të vlerësuara, deri tani, duke qenë edhe poshtë Kosovës.
“Basel u skualifikua me dy humbje kundrejt grekëve të Paok-ut, ndërsa St.Gallen nuk mundi ta parakalojë Sarpsborg të Norvegjisë,” shkruan blick.ch, përcjell albinfo.ch.
Në rangimin e UEFA 2018/2019 Zvicra me 0.2 pikë është pas Gjibraltarit (1), Ishujve Faroe (1.125) dhe Andorrës (0.833).
Ky vlerësim është vetëm për këtë vit, pasi në vlerësimin e pesë viteve të fundit Zvicra përsëri është e ranguar mirë, përpara Kroacisë.
Gjithashtu për vlerësimin e këtij viti ka akoma kohë, pasi në Europa League gjatë shtatorit do ketë përballje të reja të FC Zürich (Europa League) dhe Young Boys.
Baseli dhe Luzerni gjithashtu janë akoma në garë.
Të ngjashme
Të tjera nga Futboll
E-Diaspora
-
Lejla kërkon drejtësi për gjyshin: Dënimi i shkaktarit të vdekjes së tij, tepër i butë "Nuk kam fjalë kur një jetë njeriu e vlerësojnë me 800 franga". Lejla Halilaj dhe familjarët... -
Samiti IV i Diasporës Shqiptare – Diaspora rikthehet në shtëpi! -
Arrestohet kosovari, ka sulmuar një hebre në Cyrih -
Jehona Kicaj fiton Çmimin letrar të Shtëpisë Buddenbrook 2024/2025 -
Njoftim i rëndësishëm nga Ambasada e Kosovës në Itali
Jeta në Zvicër
-
Më shumë zviceranë jashtë vendit duan të votojnë në kantonin Aargau Në kantonin Aargau, gjithnjë e më shumë qytetarë zviceranë që jetojnë jashtë vendit po shprehin interes... -
Ndërpritet linja hekurudhore Bern–Thun, udhëtarëve u tregohen alternativa -
Komuna e Crans-Montana ndan 1 milion franga për viktimat e tragjedisë -
Valaisi rrit mbështetjen për familjet përballë rritjes së primeve të sigurimit shëndetësor -
Këto ishin makinat elektrike më të njohura në Zvicër në janar













