Kosova
Në sektorin privat punëtorët paguhen vetëm 170 euro
Në tregun e punës në Kosovë, punëdhënësit paguajnë punëtorët edhe me pagë më të ulët se ajo që është e përcaktuar si pagë minimale, thonë hulumtimet që kanë bërë disa nga organizatat ekonomike.
Aktualisht, paga minimale në Kosovë është 130 euro për të punësuarit e moshës nën 35 vjeç, dhe 170 euro për të punësuarit e moshës mbi 35 vjeç, pagë kjo e cila nuk ka pësuar ndryshime që nga viti 2011.
Avni Ajdini, kryetar i Sindikatës së Bashkuar për Arsim, Shkencë dhe Kulturë, ka thënë për Radion Evropa e Lirë se në sektorin privat punohet 12 orë dhe punëtori paguhet për 8 orë dhe për numrin e orëve që ai punon paguhet më pak se paga minimale.
Kjo zakonisht ndodh në sektorin e pastrimit”, ka thënë Ajdini. Sipas tij, ankesa të punëtorëve ka, por jo me shkrim, pasi ekziston frika se mund të përjashtohen tërësisht nga puna.
Ndërkohë, BSPK-ja ka aprovuar në Këshillin Ekonomik Social një pagë minimale 250 euro. Qeveria kishte premtuar se kjo do të realizohet nga janari, por deri tash nuk e ka futur në fuqi këtë vendim.
E-Diaspora
-
Ministrja shqiptare paralajmëron iniciativa për të drejtat e diasporës në Greqi Vizita e parë zyrtare e ministres së Evropës dhe Punëve të Jashtme të Shqipërisë, Eliza... -
Udha e Lorik Canës: Sporti, Kultura dhe Kombi -
Program përkujtimor kushtuar Masakrës së Reçakut -
Abdixhiku: Diaspora nuk i prish balancat demokratike në Kosovë, ajo i pasqyron ato -
PSHDK mohon legjitimitetin e degës së pretenduar në Vjenë
Jeta në Zvicër
-
Asnjë kaos nga ndryshimi më i madh i orareve të transportit publik në Cyrih Ndryshimi më i madh në historinë e transportit publik të qytetit të Cyrihut nuk ka shkaktuar... -
Studim alarmues: Deri në 90% e akullnajave mund të zhduken deri në vitin 2100 -
Parlamenti dëshiron të kufizojë pagesat për kujdesin familjar -
Udha e Lorik Canës: Sporti, Kultura dhe Kombi -
Travailsuisse: Rritja e pagave, shumë e vogël










