Lajme
Në Shkup rrahet brutalisht gazetari kritik ndaj Gruevskit
Gazetari ka pësuar lëndime të rënda nga ky sulm, pasi që me shufra hekuri ia kanë thyer krahun, hundën dhe e kanë përgjakur në tërë trupin
Nga disa presona të maskuar është rrahur brutalisht zazetari dhe pronari i portalit Dokaz.mk në Maqedoni, Marjan Stamenkovski, raporton zhurnal.mk. Sipas këtij informacioni gazetari ka pësuar lëndime të rënda nga ky sulm, pasi që me shufra hekuri ia kanë thyer krahun, hundën dhe e kanë përgjakur në tërë trupin.
Mediat maqedonase raportojnë se gazetari Stamenkovski, përmes portalit të tij Dokaz.mk, ak qenë shumë kritikë ndaj qeverisjes së kryeministrit maqedonas Nikolla Gruevski.
Pas incidentit gazetari i sulmuar ka thënë se sulmi ndaj është xhiruar nga kamerat e sigurisë në Shkup në hyrje të shtëpisë së tij.
“Nga xhirimet shihet mirë kush janë sulmuesit, të gjithë janë të afërt me pushtetin dhe kanë dosje kriminele”, ka deklaruar Stamenkovski.
Ndryshe, liria e medieve në Maqedoni po shënon momentet më kritike në historinë e vendit ku gazetarëve kritikë të pushtetit në çdo moment mund t’iu rrezikohet jeta
E-Diaspora
-
Një drekë e përbashkët në shenjë respekti dhe mirënjohjeje Takimi i fundvitit i mësuesve të shkollave shqipe në Zvicër u shoqërua me një drekë të... -
Kapen pa dokumente pesë punëtorë nga Kosova dhe Maqedonia -
Rruga e Musa Kamenicës nga refugjati te kryeparlamentari i Lozanës -
Bajram Shillova përballë flakëve: guximi që shpëtoi një jetë -
Shoqata ‘Iliria München’ shënon 25-vjetorin me muzikë dhe traditë
Jeta në Zvicër
-
Kapen pa dokumente pesë punëtorë nga Kosova dhe Maqedonia Katër shtetas të Kosovës dhe një i Maqedonisë së Veriut u gjetën duke punuar në kantier,... -
Novartis dhe Roche ulin çmimet e barnave të tyre në SHBA -
Zvicër: Kontrolle të shtuara kufitare në kufirin jugor -
Miratohet buxheti i Zvicrës: 90.4 miliardë CHF për vitin 2026 -
Rruga e Musa Kamenicës nga refugjati te kryeparlamentari i Lozanës











