Kosova
Në Shqipëri nga sot hapen kufijtë, plazhet, çerdhet dhe kopshtet, pa kufizime
Hapen çerdhet, plazhet dhe kufijtë tokësorë në Shqipëri
Shqipëria, duke nisur që nga dita e sotme nuk do të ketë më zona të kuqe apo të gjelbra, duke shënuar një tjetër fazë të lehtësimit të masave që u morën në përballje me COVID-19, përcjell albinfo.ch.
Duhet theksuar se sipas rekomandimeve nga Komiteti Teknik i Ekspertëve, që prej ditës së sotme, 1 qershor do të lejohet lëvizja e lirë e qytetarëve dhe automjeteve në gjithë territorin pa kufizim, hapen një seri aktivitetesh dhe kufijtë tokësorë pa vetëkarantinim.
Gjithashtu sot hapen çerdhet e kopshtet sipas protokollit të sigurisë. Po nën masa të sigurisë dhe në zbatim të protokollit të miratuar, nga sot hapen edhe plazhet, sipas një plani, i cili përfshin gjithë vijën bregdetare, si një zonë e sigurt, shkruan ata.
Po ashtu, plazhet sipas zonave të miratuara do jenë të përcaktuara me autorizime të posaçme nga një autoritet i përkohshëm që është ngritur për këtë periudhë dhe që do të administrojë lejet për çdo stacion plazhi nëpërmjet një aplikimi online dhe një protokolli të veçantë për të siguruar ruajtjen e distancave dhe kushtet higjieno-sanitare në plazhe.
Po nga dita e sotme do të lejohen kampionatet sportive, pa praninë e publikut, hapen parqet, qendrat e formimit arsimor, kulturor, qendrat e internetit si dhe palestrat sipas protokolleve të sigurisë.
Mbeten ende të mbyllura transporti publik, për të cilin po hartohet një protokoll i veçantë me Ministrinë e Transporteve, ndërsa deri më datë 23 qershor do të mbeten të mbyllura aktivitetet kulturore, kinematë, teatrot, klubet e natës, pishinat, grumbullimet masive, dasmat, konferencat dhe dëgjesat publike. /Albinfo.ch
E-Diaspora
-
Stokholm
Filmi shqiptar “Derë e Hapur” shfaqet në Stokholm në kuadër të muajit të Frankofonisë Një histori e fuqishme familjare dhe shoqërore sjell kinemanë shqiptare më afër publikut suedez... -
Nga një fëmijëri e integruar në Cyrih drejt një zëri me peshë në shoqërinë zvicerane -
Thonex: Punonjësi me origjinë shqiptare denoncon racizëm në polici -
Kantoni i Cyrihut i dhuron një automjet zjarrfikës qytetit të Gjilanit -
Vjenë
Trupat e pajetë nga tragjedia e Vjenës nisen sot për Kosovë
Jeta në Zvicër
-
Qeveria Federale planifikon mbrojtjen e të moshuarve nga dhuna Në këtë kuadër, qeveria ka miratuar një program stimulues për parandalimin dhe zbulimin e hershëm të... -
Këshilli Federal kërkon katër miliardë franga për forcimin e ushtrisë -
Makina godet një grup nxënësish – Mendohet se ka humbur jetën një person -
Çmimet vazhdojnë të rriten: Nafta tani kushton 2.10 franga për litër -
Këshilli Federal propozon masa të reja kundër mungesës së barnave















