Kosova
Në Shqipëri përgatitet rezolutë për të dënuar gjenocidin e Serbisë në Kosovë
Deputeti i Partisë Demokratike në Kuvendin e Shqipërisë, Kreshnik Çollaku, ka thënë se subjekti politik i tij po përgatit që sa muaj një rezolutë për ta dënuar gjenocidin serb kundër shqiptarëve në Kosovë.
Ai këto deklarata i dha për mediumin Tëvë1, duke thënë se është çështje javësh para se të paraqitet në Kuvendin e Shqipërisë.
“Jemi duke përgatitur një rezolutë për t’i paraqitur Kuvendit të Shqipërisë për të dënuar gjenocidin serb në Kosovë kundër shqiptarëve. Partia demokratike ka muaj që është duke u përgatitur duke studiuar dhe duke qenë të palëvizshëm me qëndrimin tonë… Pra kemi muaj që jemi duke punuar mbi një dokument të tillë dhe besoj që çështje javësh apo ditësh ne do ta avancojmë dhe do ta paraqesim në Parlamentin e Shqipërisë. Dhe do të kujdesemi që të mbërrijmë rezultatin që na duhet në mënyrë që Kuvendi i Shqipërisë të votojë në mënyrë unanime për të dënuar gjenocidin serb në Kosovë”, deklaroi ai.
Kuvendi i Shqipërisë sot ka rrëzuar kërkesën e deputetit Tritan Shehu dhe ka votuar kundër rezolutës që dënon gjenocidin serb në Srebrenicë të Bosnje dhe Hercegovinës. Lidhur me këtë ka reaguar edhe kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, njëherësh edhe kryetar i partisë e cila refuzoi ta votonte rezolutën, duke e quajtur një gjë të tillë si “lojë të ulët të Sali Berishës”.
Qeveria e Kosovës ka bërë të ditur muaj më parë se po synon ta padit Serbinë për kryerje të gjenocidit në luftën e fundit në Kosovë.
E-Diaspora
-
Shqiptarë nga e gjithë bota bashkohen në Tiranë, publikohet agjenda e Samitit IV të Diasporës Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Ferit Hoxha, ka bërë publike agjendën e Samitit IV... -
Pashkët, mesha në gjuhën shqipe bashkoi rreth 2000 besimtarë shqiptarë në Frauenfeld -
Ambasada e Shqipërisë në Bernë uron Pashkët -
Mes artit dhe jetës, mbrëmje përkujtimore për Nasuf Naski Abdixhikun -
Rexhep Rifati u shpall qytetar nderi i Horës së Arbëreshëve
Jeta në Zvicër
-
Mendimet për vetëvrasje tek të rinjtë në Zvicër: Një krizë e heshtur Në Zvicër, mesatarisht dy të rinj kryejnë vetëvrasje çdo javë, duke e bërë këtë një nga... -
Demokracia në Zvicër: Pse disa iniciativa nuk zbatohen plotësisht -
Si adoleshentët e rekrutuar përmes Snapchat vjedhin makina luksoze në Zvicër -
Stadler Rail tërheq ankesën kundër vendimit të SBB për të favorizuar Siemens -
Inteligjenca artificiale ndihmon për të zvogëluar mbeturinat në furrat zvicerane












