Lajme

Në shtetet skandinave, nga e hëna mund të fluturoni pa maska

Udhëtarët midis Danimarkës, Norvegjisë dhe Suedisë lirohen nga detyrimi që të mbrohen nga infeksioni me maska

Duke filluar nga e hëna, për fluturimet brenda Skandinavisë, nuk do të jetë e nevojshme vënia e maskës.

Kompanitë ajrore SAS, Norwegian, Widerøe dhe Flyr kanë rënë dakord të mos kërkojnë më që udhëtarët midis Danimarkës, Norvegjisë dhe Suedisë të mbrohen nga infeksioni me maska, shkruan srf.ch duke ju referuar mediave skandinave.

“Udhëzimi norvegjez për kontrollin e infeksionit nuk kërkon që udhëtarët vendas të mbajnë maska, kështu që ky detyrim nuk zbatohet në fluturimet e Widerøes,” ka thënë një zëdhënëse për transmetuesin publik norvegjez.

Por, për fluturimet në vende të tjera jashtë vendit, megjithatë, mbrojtja e gojës dhe hundës, gjegjësisht maska mbrojtese do të vazhdojë të mbahet akoma, transmeton albinfo.ch. Në Aeroportin Gardermoen – pranë kryeqytetit Norvegjez Oslo – detyrimi për maskë është hequr qysh të premten.