Bota
Në të ardhmen çdo pasagjer ‘do të matet’
Në të ardhmen, çdo pasagjer i linjës ajrore do të peshohet. Kjo është kërkesa e një kompanie teknologjie, në Britani, e cila kërkon të zvogëlojë sasinë e karburantit të djegur nga avionët.
Siç ka raportuar më parë ‘The Independent’, duke peshuar çdo pasagjer para fluturimit, mund të rritet siguria dhe të shkurtohet dëmi mjedisor i shkaktuar nga çdo fluturim.
Aktualisht, linjat ajrore përdorin “masën e supozuar”, duke vlerësuar peshën totale të udhëtarëve duke marrë në konsideratë shifrat e përcaktuara paraprake. Në mënyrë tipike çdo pasagjer supozohet të peshojë 88 kg. Linjat ajrore mund të përdorin gjininë për të rafinuar këtë shifër, duke lejuar 93 kg për burrat dhe 75 kg për gratë, transmeton ‘Scan’.
Por nëse nuk ka një arsye të veçantë për një peshë disproporcionale më të lartë, vlerësimet zakonisht janë dukshëm më të larta se realiteti. Nëse kapiteni e di se avioni po mban peshë më të vogël se “masa e supozuar”, ai mund të ngarkojë pak më pak lëndë djegëse. Për më tepër, pasagjerëve mund të caktohen vende në varësi të peshës së tyre në mënyrë që të balancojnë avionin në mënyrë të saktë, që të mos ketë nevojë për ndonjë ulje të detyruar. Udhëtarët peshohen shumë rrallë përpara fluturimit; disa përjashtime janë për avionët e vegjël, ku pesha e udhëtarëve dhe bilanci i avionit janë kritike për sigurinë, përcjell albinfo.ch.
Një studiues, beson se linjat ajrore momentalisht ngarkojnë rreth një për qind më shumë se sa kanë nevojë, dhe rrjedhimisht djegin midis 0.3 dhe 0.5 për qind më shumë karburant. Pra me linjat ajrore që shpenzojnë rreth 200 miliardë dollarë për karburant çdo vit, mundësia e kursimit në mbarë botën është deri në 1 miliard dollarë.
Kursime shtesë mund të bëhen duke ndarë udhëtarët në vendet optimale për të siguruar që avioni të jetë i balancuar në mënyrë të duhur. Aktualisht pilotët nganjëherë duhet të aplikojnë manovra të posaçme gjatë fluturimit, për të niveluar një mosbalancim prej mosllogaritjes korrekte të peshës së avionit, duke shkaktuar djegie më të lartë të karburantit.
E-Diaspora
-
Lejla kërkon drejtësi për gjyshin: Dënimi i shkaktarit të vdekjes së tij, tepër i butë "Nuk kam fjalë kur një jetë njeriu e vlerësojnë me 800 franga". Lejla Halilaj dhe familjarët... -
Samiti IV i Diasporës Shqiptare – Diaspora rikthehet në shtëpi! -
Arrestohet kosovari, ka sulmuar një hebre në Cyrih -
Jehona Kicaj fiton Çmimin letrar të Shtëpisë Buddenbrook 2024/2025 -
Njoftim i rëndësishëm nga Ambasada e Kosovës në Itali
Jeta në Zvicër
-
Më shumë zviceranë jashtë vendit duan të votojnë në kantonin Aargau Në kantonin Aargau, gjithnjë e më shumë qytetarë zviceranë që jetojnë jashtë vendit po shprehin interes... -
Ndërpritet linja hekurudhore Bern–Thun, udhëtarëve u tregohen alternativa -
Komuna e Crans-Montana ndan 1 milion franga për viktimat e tragjedisë -
Valaisi rrit mbështetjen për familjet përballë rritjes së primeve të sigurimit shëndetësor -
Këto ishin makinat elektrike më të njohura në Zvicër në janar













