Turizëm
Në verë, Shqipëria mund të ketë mbirezervime
Arsye kryesore pse Shqipëria po tërheq shumë janë kostot e ulëta dhe risitë që sjell ky destinacion në zhvillim
Për mediat italiane edhe për vitin 2019 Shqipëria po përgatitet për një boom turistik, aq sa ekspertët e turizmit atje flasin për “rrezikun e mbi- rezervimeve” për këtë verë.
Alfredo Vassalluzzo, administrator i Travelbuy, thotë për Guida Viaggi se ka shumë kërkesa, dhe pritshmëritë e tyre janë për një sezon të shkëlqyer gjatë muajve korrik dhe gusht, transmeton ‘monitor’.
Në mesin e kërkesave, sipas tij, janë destinacionet si Greqia dhe Spanja, ndërkohë që “Shqipëria po merr kontrollin”, deri në atë pikë saqë menaxheri flet për “rrezikun e mbi rezervimit këtë verë. Arsye kryesore pse Shqipëria po tërheq shumë janë kostot e ulëta dhe risitë që sjell ky destinacion në zhvillim”, përcjell albinfo.ch.
“Shqipëria është bërë pjesë e paketave të agjencive kryesore në Itali, ku njëra prej tyre, colombues ka përzgjedhur mbi 10 struktura akomoduese me 3-4 yje (ku përfshihen hotele dhe apartamente)”, tha Ivano Zilio për Guida Viaggi.
Zgjedhja e turoperatorëve është përqendruar në Sarandë dhe në disa ture specifike. “Është e qartë se Shqipëria ende ka një rrugë të gjatë për të përmirësuar si në nivel strukturor ashtu edhe në atë infrastrukturor, megjithatë situata po përmirësohet në vitet e fundit”, thekson menaxheri.
Sipas Zilio “afërsia me gadishullin italian” është një plus i fortë për turizmin italian, duke marrë parasysh faktin se shqiptarët e njohin gjuhën tonë dhe nevojat tona turistike.
Të ngjashme
Të tjera nga Turizëm
E-Diaspora
-
Merita Pinta, një zonjë e fortë, me shumë merita Ka themeluar dhe drejton një kompani me dy shtëpi për të moshuar. Albinfo.ch e ka zgjedhur... -
Aktorja Fatlume Bunjaku do ta përfaqësojë Shqipërinë në “European Shooting Stars 2026” -
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve hap 23 kuti postare për votuesit e diasporës -
Ministrja shqiptare paralajmëron iniciativa për të drejtat e diasporës në Greqi -
Udha e Lorik Canës: Sporti, Kultura dhe Kombi
Jeta në Zvicër
-
Punëtori i ndërtimit bie në kafazin e ashensorit, plagoset rëndë Punëtori ka rënë nga lartësia më shumë se 20 metra, në fund të kafazit të ashensorit.... -
Prokuroria e St. Gallenit ndëshkon një pasagjer treni për racizëm -
Taksa Kantonale e Aargaut do të ulet me 8 pikë përqindjeje -
Nigeriani padit në Strasburg policinë e Cyrihut -
Vit i vështirë në industrinë e orëve, më pak vende pune











