Lajme
Në Vjenë nis vaksinimi edhe në supermarkete
Ata që marrin vaksinën, përfitojnë edhe nga një dhuratë falas nga këto supermarkete
Qyteti i Vjenës çdo ditë e më shumë është duke ofruar mundësi më të thjeshta për vaksinimin e popullatës. Pas mundësisë së vaksinimit nëpër autobusë përkatës,pastaj në kishën kryesore (Stephansdom) si dhe në qendra të tjera në Vjenë, nga dita e mërkurë vaksinimi mund të bëhet edhe nëpër supermarkete, shkruan albinfo.at.
Blerësit e Billa, Billa Plus dhe Penny kanë mundësinë në tri filiale të këtyre supermarketeve që pas blerjeve të tyre të bëjnë edhe vaksinën.
“Personat mbi 18 vjeç mund të vaksinohen me vaksinën Johnson & Johnson”, ndërsa ata nën 18 vjeç me BioNTech/Pfizer, shkruan në faqen zyrtare të qytetit të Vjenës, wien.gv.at.
Fushatën e kësaj kampanje e filloi anëtari i Bordit të Rewe, Marcel Haraszti, shefi i marketit Penny dhe këshilltari i Ministrisë së Vjenës, Peter Hacker. “Nuk ka qenë kurrë me lehtë të vaksinohesh sesa në Vjenë”, ka thënë Hacker.
Vaksinimi nuk ka të bëjë vetëm me personat që blejnë. Në këto filiale të supermarketeve mund të vaksinohet secili, përcjell albinfo.at.
Ata që marrin vaksinën, përfitojnë edhe nga një dhuratë falas nga këto supermarkete.
Adresat se ku mund të merrni vaksinën në filialet e këtyre supermarketeve janë:
BILLA Favoriten 10., Franz-Koci-Straße 8
BILLA PLUS Brigittenau 20., Millenium City, Handelskai 94–96
PENNY Simmering 11., Simmeringer Hauptstraße 59–61
Vaksinimi bëhet nga e hëna deri të premten, nga ora 8:00 deri në 12:00 dhe nga 13:00 – 19:00, ndërsa ditëve të shtuna nga ora 7:40 deri 12:00 dhe nga ora 13:00 deri 18:00.
E-Diaspora
-
Lejla kërkon drejtësi për gjyshin: Dënimi i shkaktarit të vdekjes së tij, tepër i butë "Nuk kam fjalë kur një jetë njeriu e vlerësojnë me 800 franga". Lejla Halilaj dhe familjarët... -
Samiti IV i Diasporës Shqiptare – Diaspora rikthehet në shtëpi! -
Arrestohet kosovari, ka sulmuar një hebre në Cyrih -
Jehona Kicaj fiton Çmimin letrar të Shtëpisë Buddenbrook 2024/2025 -
Njoftim i rëndësishëm nga Ambasada e Kosovës në Itali
Jeta në Zvicër
-
Më shumë zviceranë jashtë vendit duan të votojnë në kantonin Aargau Në kantonin Aargau, gjithnjë e më shumë qytetarë zviceranë që jetojnë jashtë vendit po shprehin interes... -
Ndërpritet linja hekurudhore Bern–Thun, udhëtarëve u tregohen alternativa -
Komuna e Crans-Montana ndan 1 milion franga për viktimat e tragjedisë -
Valaisi rrit mbështetjen për familjet përballë rritjes së primeve të sigurimit shëndetësor -
Këto ishin makinat elektrike më të njohura në Zvicër në janar













