Kosova
Në zgjedhjet e kaluara lokale në Kosovë, LDK fitoi më shumë komuna
Disa statistika për zgjedhjet lokale në Kosovë
Sot mbahen zgjedhjet lokale në Kosovë. Disa statistika që duhet t’i dini, raporton Evropa e Lirë, përcjell albinfo.ch.
Më 17 tetor, qytetarët e Kosovës zgjedhin kryetarët e rinj të 38 komunave dhe anëtarët e asambleve komunale.
Sipas të dhënave të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ), për kryetarë të komunave të Kosovës janë certifikuar 166 kandidatë. Në garën për asamblistë në kuvendet e të gjitha komunave janë certifikuar 5,198 kandidatë.
Në këto zgjedhje, qytetarët mund të votojnë për kryetarin e komunës dhe një asamblist.
Qendrat e votimit hapen në ora 07:00 dhe pritet të mbyllen më 19:00.
Këtë vit do të hapen 883 qendra votime me gjithsej 2,477 vendvotime.
Sipas KQZ-së, numri i qytetarëve me të drejtë vote brenda Kosovës është 1 milion e 885 mijë e 448 votues.
Ky institucion ka pranuar 5,649 pako të supozuara me fletëvotime nga jashtë Kosovës.
Kësaj here, të drejtën e votës për herë të parë mund ta shfrytëzojnë 41,012 persona.
Në zgjedhjet e kaluara lokale, të mbajtura më 2017, më së shumti komuna pati fituar Lidhja Demokratike e Kosovës, në total tetë, Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës, shtatë, Partia Demokratike e Kosovës, pesë, Lëvizja Vetëvendosje tri, ndërsa Nisma Socialdemokratike dhe Aleanca Kosova e Re nga një komunë.
Nga komunitet joshumicë, më së shumti komuna pati fituar Lista Serbe, 10 të tilla, derisa Partia Demokratike Turke, një komunë.
Dy komuna janë udhëhequr nga kandidatë të pavarur.
Të tjera nga Kosova
E-Diaspora
-
Një drekë e përbashkët në shenjë respekti dhe mirënjohjeje Takimi i fundvitit i mësuesve të shkollave shqipe në Zvicër u shoqërua me një drekë të... -
Kapen pa dokumente pesë punëtorë nga Kosova dhe Maqedonia -
Rruga e Musa Kamenicës nga refugjati te kryeparlamentari i Lozanës -
Bajram Shillova përballë flakëve: guximi që shpëtoi një jetë -
Shoqata ‘Iliria München’ shënon 25-vjetorin me muzikë dhe traditë
Jeta në Zvicër
-
Kapen pa dokumente pesë punëtorë nga Kosova dhe Maqedonia Katër shtetas të Kosovës dhe një i Maqedonisë së Veriut u gjetën duke punuar në kantier,... -
Novartis dhe Roche ulin çmimet e barnave të tyre në SHBA -
Zvicër: Kontrolle të shtuara kufitare në kufirin jugor -
Miratohet buxheti i Zvicrës: 90.4 miliardë CHF për vitin 2026 -
Rruga e Musa Kamenicës nga refugjati te kryeparlamentari i Lozanës












