Shkurt.ch
Në Zvicër, sërish më shumë vetura të reja të shitura
Një rritje e tillë, (5%) sipas federatës "Auto-Schweiz" shpjegohet si reaksion i importuesve dhe shitësve ndaj ndryshimit të kursit të frangut kundrejt euros
Zviceranët po tregojnë sërish disponim për të blerë më shumë vetura të reja. Kështu, gjatë katër muajve të parë të këtij viti janë shitur mbi 100 mijë makina, që, në krahasim me periudhën e njëjtë të vitit të kaluar përbën një rritje prej 5 për qind.
Një rritje e tillë, sipas federatës “Auto-Schweiz” shpjegohet si reaksion i importuesve dhe shitësve ndaj ndryshimit të kursit të frangut kundrejt euros, që ka ndodhur nga mesi i janarit të këtij viti.
Pasi që Banka Nacionale e Zvicrës pati hequr dorë nga kursi minimal kundrejt euros, shitësit e automjeteve u kanë ofruar blerësve oferta më të volitshme. Por, me këtë rast ata janë detyruar të ulin marzhën e tyre të fitimit.
Po sipas Auto-Schweiz, forcimi i frangut ka ndikuar në rënien e shitjes së makinave të përdorura dhe shitjes me leasing.
E-Diaspora
-
Gjermani
Kosova me ligj të ri për shtetësinë, lehtësohen procedurat për diasporën në Gjermani Nga 22 maji kanë hyrë në fuqi rregulla të reja për regjistrimin, ri-fitimin dhe natyralizimin e... -
Albin Kurti nesër në Zvicër, takim me mërgatën shqiptare në Cyrih -
LDK mban takim me bashkatdhetarë në Vjenë -
Koncerti Zvicerano-Kosovar bashkon diplomacinë, kulturën dhe miqësinë në SHBA -
Zvicër
Policia zvicerane arreston 67-vjeçarin nga Kosova si të dyshuar për tentim mashtrimi me telefon
Jeta në Zvicër
-
Mijëra zviceranë demonstrojnë kundër iniciativës “10 milionë” Në pankarta shkruante veç tjerash, se do të ishte më mirë të kufizoheshin emetimet e CO2... -
Jans nxit reagime me krahasimin e nismës “10 milionëshe” me Brexit-in -
Zvicra zgjeron sanksionet ndaj Rusisë -
Dy gjyqtarët në lidhje dashurie mbeten në detyrë -
Spitali Universitar i Cyrihut raporton në prokurori 10 vdekje të dyshimta













