Manifestime

Në Zvicër shënohet 10 vjetori i Shoqatës Kulturore Shqiptare „Atdheu“

Në mbrëmjen e së shtunës, një numër i madh i publikut shqiptarë, ishte aty për të ndëgjuar historikun dhe aktivitetet e realizuara brenda këtye 10 viteve, nga Shoqata Kulturore Shqiptare „Atdheu“, shkruan albinfo.ch.

Në mbrëmjen e së shtunës, një numër i madh i publikut shqiptarë, ishte aty për të ndëgjuar historikun dhe aktivitetet e realizuara brenda këtye 10 viteve, nga SHK „Atdheu“.

U fol rreth themelimit të Shoqatës, rreth organizimit të shqiptarëve për të përkrahur popullatën tonë në Kosovë dhe gjetiu edhe para themelimit të kësaj shoqate. Pos tjerash u ndanë lëvdata e mirënjohje për ata të cilët kishin qenë pjesë e karavanit që udhëtoi me këtë bagazh mbi supe, të cilët në vite janë munduar të mbajnë gjallë kulturën, folkrorin dhe gjuhën shqipe në këto anë. Si në çdo event edhe kësaj rradhe nuk munguan përfaqësuesit e shtetit zvicran, të cilët vlerësuan lartë bashkëpunimin e Institucioneve lokale me përfaqësuesit e SHK „Atdheu“.

Për lexuesit e albinfo-s, intervistuar kryetarin e SHK „Atdheu“ Zenun Xhemshiri , i cili me rastin e shënimin të 10 vjetorit, na informoi se veprimtaria e shqiptarëve në këto anë është më e vjetër se 10 vjetori që sot po shënon Shoqata „Atdheu“.

„Historia dhe puna e palodhëshme e Shoqatës Kulturore Shqiptare „,Atdheu“, në qytetin e Alpeve zvicrane në Thun, është e gjatë dhe e njejta është shënuar me aktivitete dhe suksese të njëpasnjëshme. Shoqata „Atdheu“ nuk është fillimi i një pune të rrëndësishme, por më shumë do të thoja se është vazhdimi i një pune dhe aktiviteti të më herëshëm, i cili shënon fillimin e saj në vitet 1989.“ – tha Zenuni.

Sipas Zenunit, në vitin 1989, është shënuar për herë të parë 28 Nëndori, dita e Flamurit dhe pavarsisë së shtetit shqiptarë.

Ndër aktivitetet që kjo Shoqatë ka arritur të realizojë në rafshin kulturorë, arsimorë dhe atë integrues, Zenuni veçoi organizimin e festave kombëtare të Pavarsisë së Shqiperisë dhe Kosovës, prezentimin e Kuzhinës Shqiptare në nivele të qytetit dhe kantonale. Këtu ai përmend dhe Panairin Internacional Neuland Expo 2009, të cilin e kanë vizituar mbi 25`000 persona. Vallen shqipe, si një tjetër segment të rrëndësishëm përmes së cilës është prezentuar kultura shqiptare, bashkëpunimin e ngushtë me intitucionet e shtetit dhe aktivitete të shumta të tjera të cilat kanë qenë pjesë e karavanit që ka tërhequr Shoqata „Atdheu“ brenda kësaj dekade, përfshi këtu dhe përkrahjen e arsimit të vendëlindje, luftën e Kosovës dhe familjen e varfura.

Në këtë manifestim, organizatorët ishin kujdesur që të falëndërojnë të gjith ata që ishin pjesë e kësaj pune, duke ju ndarë nga një Mirënjohje në shenjë respekti për punën dhe kohën e ndarë për shqiptarët dhe SHK „Atdheu“.

Erika Beätschi, përfaqësuese e KIO-s, angazhohet në fushën e Integrimit sa më të mirë të shqiptarëve në institucionet e shtetit.  Pasi falënderoj të pranishmit për ftesën shpreu mirënjohje për bashëpunimin e mirë, që kjo shoqatë ka patur me organet e shtetit.

Lidhur me këtë zonja Beätschi tha: “Ju falënderojë për bashkëpunimin dhe gadishmërinë tuaj për të punuar bashkë. „Atdheu“ është një urë lidhëse përmes së cilës ne arrijmë të komunikojmë me komunitetit shqiptarë që jetoj në këto vende“. Ajo përmedni dhe nevojën e  punës së vazhdueshme në drejtim të integrimit të shqiptarëve në vend. Me këtë rast Beätschi, ua kujtoi të pranishmëve dhe disa aktivitete të cilat do të zhvillohen në ditët që do pasojnë. Një nga më të rrëndësihmët ishte dhë një takim i cili do të zhvillohet në lokalitetet e KIO-s në Thun, më 16 shtatorë në ora 19 00h e që kishte të bëjë me vazhdimin e shkollimit të fëmijëve pas përfundimit të arsimit fillestarë, ku ishin të ftuar prindërit bashk me fëmijët e tyre për të mësuar për mundësitë që kanë.

Si çdo herë edhe kësaj rradhe, ata që e bënë më të begatë këtë mbrëmje ishin perfomancat e fëmijëve, të cilët u paraqiten para publikut me veshjet shumngjyrëshe kombëtare, ku dominonte ngjyra e kuqe, duke luajtur gjithashtu vallet e vjetra shqipe të kultivuara ndër shekuj.

Nuk mungoi dhe tortja e 10 vjetorin, e cila ishte pregaditur me një mjeshtri arti, përmes së cilës shfaqej flamuri kombëtarë në njërën anë dhe ai i Kosovës në anën tjetër, e që simbolizonin aktivitetin e bërë në drejtimin të promovimit të vlerave kombëtare të bartura këtu nga viset shqiptare brenda kësaj dekade. /Albinfo.ch.

© 2019 ALBINFO.CH
© 2019 ALBINFO.CH
© 2019 ALBINFO.CH
© 2019 ALBINFO.CH
© 2019 ALBINFO.CH