Shkurt.ch
Në Zvicër shënohet numër rekord i dhuruesve të organeve për transplantim
Por, edhe përkundër vullnetit në rritje për dhurim organesh, lista e pacientëve që presin për një organ vazhdon të jetë e gjatë...
Në Zvicër prej vitesh ka ankesa për numrin e pamjaftueshëm të vullnetarëve që japin organet e tyre për transplantim, gjegjësisht për shpërtimin e jetëve të njerëzve, shkruan srf.ch. Por, në vitin që shkoi, ka pasuer një ngritje të përnjëhershme të këtij numri, duke shënuar rekord të të gjitha kohëve.
Siç shkruan Zyra Federale e Shëndetësisë (BAG), gjatë vitit 2017 u janë marrë organet për transplantim 145 personave të vdekur (pasi që ata në të gjallë të tyre janë zotuar për dhurim organesh). Nga këto transplantime kanë përfituar 440 pacientë, transmeton albinfo.ch. Të dy shifrat përbëjnë rekord në “Kategoritë” e tyre.
Po ashtu rekord ka shënuar edhe dhurimi i organeve nga njerëzit e gjallë. 137 persona kanë dhuruar veshkat ose një pjesë nga mëlçia për të ndihmuar pacientët që vuanin nga dëmtimi i këtyre organeve.
Por, edhe përkundër vullnetit në rritje për dhurim organesh, lista e pacientëve që presin për një organ vazhdon të jetë e gjatë. Kështu, në fund të vitit 2017 në Zvicër ishin duke pritur 1480 veta për transplantim organesh, një numër që praktikisht është i njëjtë me atë të fundit të vitit 2016.
BAG, rritjen e numrit të organeve të dhuruara e shpjegon me planin e aksionit që është duke u realizuar nga viti 2013. Sipas atij plani, në vitin 2018 duhet të arrihet kuota prej 20 dhuruesish të organeve në 1 milion banorë të vendit. Në vjeshtën e vitit që kaloi, autoritetet përgjegjëse nuk llogarisnin më se do të arrihej kjo kuotë.
Një iniciativë e lansuar në tetorin e vitit të kaluar nga lëvitzja “Jeune Chambre Internationale (JCI) Riviera kërkon që secili i vdekur të trajtohet si dhurues potencial organesh sa kohë që për të gjallë të tij nuk është shprehur se është kundër dhurimit.
Të tjera nga Shkurt.ch
E-Diaspora
-
Evropa rrit kërkesën për profesionistë shqiptarë, Gjermania mbetet destinacioni kryesor Talentet po i merr Europa, qindra të rinj të kualifikuar largohen drejt BE-së... -
Bern
Nxënësit e Shkollës Shqipe në Ostermundigen nisin përgatitjet për Ditën e Pavarësisë së Kosovës -
Studentja shqiptare në Harvard, Julia Karabolli, kryen praktikë në Kuvendin e Shqipërisë -
Lea Ypi do të mbajë leksionin inaugural në Kolegjin e Francës -
Çfarë i duhet Cyrihut për të qenë një qytet gjithëpërfshirës?
Jeta në Zvicër
-
Pagat rekord të CEO-së të Novartis ndezin debat në Zvicër Pagat e larta të drejtuesve ekzekutivë vazhdojnë të jenë temë e nxehtë në Zvicër. CEO i... -
Sezon i mirë dimëror për teleferikët zviceranë, pavarësisht borës së pakët -
Numbeo publikon renditjen e qyteteve më të shtrenjta në botë: Zvicra dominon listën -
Pse Zvicra po blen më shumë naftë se kurrë nga Shtetet e Bashkuara -
Çfarë i duhet Cyrihut për të qenë një qytet gjithëpërfshirës?












