Keyston
Shkurt.ch
Në Zvicër, shtresa e borës deri në 30 cm: Kaos në trafik
Duke qenë se shumë pjesëmarrës në trafik tashmë i kishin montuar në makinat e tyre gomat e verës, ato shpesh kanë rrëshqitur duke bllokuar rrugën
Në mëngjesin e sotëm një pjesë e madhe e Zvicrës ka qenë e mbuluar nga shtresa e bardhë e borës. Ajo kishte reshur gjatë natës dhe ka vazhduar edhe në mëngjes, edhe në zona të ulëta. Për këtë arsye në Zvicrën lindore, në regjionin rreth Cyrihut por edhe në Zvicrën Qendrore, kanë ndodhur një numër aksidentesh rrugore, shkruan srf.ch.
Rekordi është shënuar në regjionin e Cyrihut, ku trashësia e shtresës së borës ka arritur deri në 30 centimetra!
Duke qenë se shumë pjesëmarrës në trafik tashmë i kishin montuar në makinat e tyre gomat e verës, ato shpesh kanë rrëshqitur duke bllokuar rrugën, transmeton albinfo.ch. Në shumë vende ka pasur edhe trungje të rrëzuara nga pesha e borës, që kanë rënë në rrugët automobilistike.
Në disa qafa malesh si në Hirzel dhe Sattel është dashur të priteshin drunjtë afër rrugës pasi që paraqisnin rrezik për komunikacionin. Për këtë arsye pjesë të tëra të rrugëve kanë qenë të mbyllura përkohësisht.
E-Diaspora
-
Vota e diasporës vendos në Kosovë, por mungon në Zvicër Mobilizimi i komunitetit shqiptar për pjesëmarrje në politikën lokale dhe në proceset demokratike të vendit ku... -
Kandidatët shqiptarë të zgjedhjeve zvicerane, në qendër të numrit të ri të albinfo.ch -
Cyrih-Gjilan
Komuna e Gjilanit pranon një automjet zjarrfikës nga Kantoni i Cyrihut -
Çifti shqiptar siguron investim prej 100 mijë euro në Gjermani me produktin inovativ NYLAM -
Zvicër
Valentina Aliu zgjidhet në ekzekutivin e komunës së Noville
Jeta në Zvicër
-
Disa votues në Vaud nuk kanë marrë ende materialet e votimit Në kantonin Vaud të Zvicrës, disa qytetarë nuk i kanë marrë me kohë materialet e votimit... -
Pistoleta e re e ushtrisë zvicerane merr vlerësimin më të ulët në testime -
Nuk ka më asnjë qytetar zviceran në zonën e luftës -
39 muaj burg për policin nga Bazeli: Ka torturuar dy azilkërkues -
Frauenfeld: Kosovari kërcënon ish-të dashurën me vdekje – ndërhyn policia












