Shqipëria
Negociata pa kushte për Shqipërinë
“Objektivi im është që të kemi një rekomandim të pakushtëzuar nga Komisioni Evropian për Shqipërinë dhe së dyti për të bërë që KE të vendosë në qershor të çelë negociatat dhe më pas të fillojmë”, deklaroi kryediplomatja e BE-së
Përfaqësuesja e Lartë për Politikë të Jashtme dhe Siguri e Bashkimit Evropian, Federica Mogherini foli për një objektiv që i ka vendosur vetes për 3-4 muajt në vijim.
“Objektivi im është që të kemi një rekomandim të pakushtëzuar nga Komisioni Evropian për Shqipërinë dhe së dyti për të bërë që KE të vendosë në qershor të çelë negociatat dhe më pas të fillojmë”, deklaroi kryediplomatja e BE-së në takimin “Miqtë e Shqipërisë” në PE.
Anëtarësimin e Shqipërisë dhe të gjithë vendeve të Ballkanit Perëndimor, Mogherini e sheh si çështje interesash të përbashkëta, ndërsa thotë se Brukseli është i vetmi që mund të “zbojë” lojtarët e tjerë nga rajoni, përcjell albinfo.ch.
“Integrimi është çështje interesash edhe për vetë BE. Në këto kohë flasim shumë për konkurrencë gjeopolitike dhe gjeostrategjike në Ballkan, por unë them që nëse BE është aty në mënyrë të qëndrueshme, atëherë nuk ka hapësirë për lojtarë të tjerë në rajon. Është i vetmi vend në botë ku BE mund të bëjë dallimin e mirëfilltë. A duam ta ushtrojmë këtë pushtet apo jo?”, pyeti ajo.
Sa i takon luftës kundër krimit të organizuar, Mogherini thotë se ajo është një proces i vazhdueshëm.
“Lufta ndaj krimit është një proces i vazhdueshëm dhe qasja e duhur nis me atë që ne duhet të pranojmë që ky krim ekziston”, u shpreh ajo.
E-Diaspora
-
Kongresi i 27‑të i Federatës së mjekëve shqiptarë në Evropë u mbajt në Tiranë Me mbi 1000 pjesëmarrës të regjistruar, në Tiranë u mbajt Kongresi i 27-të i Federatës së... -
Familja kërkon ndihmë për gjetjen e Tianit 5 vjeçar -
“Shqipëria nuk shitet” – Mërgata shqiptare proteston në Gjenevë -
Cyrihu vallëzoi shqip në ditën e parë të Alba Festivalit 2026 -
Fundjava sjell fluks të madh, mbi 10 mijë kosovarë kalojnë në Shqipëri
Jeta në Zvicër
-
Tramvaji historik zviceran me avull merr statusin e trashëgimisë kulturore Autoriteti i Ruajtjes Historike të kantonit të Bernës i ka dhënë statusin e trashëgimisë kulturore tramvajit... -
Shpenzimet për turizëm vazhdojnë të rriten -
Kafshimi i gjarprit: Sa i rrezikshëm është në të vërtetë në Zvicër? -
Vala e të nxehtit ushtron presion mbi bujqësinë -
Ekonomistët presin rritje më të ngadaltë në Zvicër këtë vit













