E-Diaspora
Nëna e Rita Orës, Vera flet për familjen dhe shpërnguljen nga Kosova
Në këtë intervistë, Vera ka folur për sfidat që familja Ora i kishte kaluar pas shpërnguljes në Britani nga Kosova
Nëna e Rita Orës, Vera ishte e ftuar në një emision televiziv në Britani të Madhe, ku ndër të tjera foli për karrierën e saj, betejën me kancerin e gjirit, angazhimin në një projekt të reklamimit të linjës së re të rrobave të banjës për femrat pas mastektomisë, vajzën e saj superyll Rita Ora dhe shpërnguljen nga Kosova në Britani të Madhe.
E pyetur se si ndihet me suksesin që Rita e ka arritur në botë dhe se si ndihet ajo si nënë e një superylli, Vera tha: “Unë vazhdoj ta shoh Ritën si vajzën time të vogël, sepse nuk mund ta shikoj ndryshe dhe mendoj si nënë, kjo gjë për mua s’ka ndryshuar kurrë. Dhe, më pëlqen shumë ta shoh atë duke bërë atë që i pëlqen më së shumti. Për mua të gjithë fëmijët e mi janë të njëjtë. Unë nuk e shoh atë si superyll, por të tre fëmijët e mi i shoh të barabartë, si Rita, si Elena, si Doni, dhe kështu funksionojnë gjërat në familjen tonë. Të gjithë fëmijët i trajtoj njësoj”, është shprehu ajo, përcjell albinfo.ch.
Vera, po ashtu, tregoi se kur ajo përgatit ushqimin për gjithë familjen dhe Rita është aty, bukuroshja me famë botërore prapë se prapë duhet t’i kryejë obligimet e saj rreth shtëpisë, t’i lajë enët apo ta pastrojë tavolinën.
Në këtë intervistë, Vera ka folur për sfidat që familja Ora i kishte kaluar pas shpërnguljes në Britani nga Kosova.
“Historia jonë dhe përjetimet tona e kanë ndryshuar perspektivën se si ne e shohim jetën në familjen tonë dhe unë jam munduar shumë ta mësoj gjuhën sa më shpejt, dhe duke qenë nga një doktoreshë në vendlindje kur erdha këtu ndihesha si asgjë, por fatmirësisht isha nënë dhe kjo është gjëja më e rëndësishme për mua. Prandaj, jam e lumtur që i kisha kaluar disa vjet duke qëndruar në shtëpi me fëmijët dhe duket e perfeksionuar gjuhën”.
E-Diaspora
-
Mësuesit e diasporës bashkohen në Kosovë për forcimin e gjuhës shqipe dhe identitetit kombëtar Ministria e Arsimit dhe Sportit e Republikës së Shqipërisë, në bashkëpunim me Ministrinë e Arsimit dhe... -
Këto janë adresat e kutive postare në 23 shtete për votimin me postë nga diaspora -
Nga Cyrihu në mbarë botën, si do të votohet në përfaqësitë diplomatike të Kosovës? -
Nderohet soprano shqiptare Ermonela Jaho -
Osmani në Cyrih: Diaspora në Zvicër i jep jehonë mesazhit ‘rugovizmi jeton’
Jeta në Zvicër
-
Promovohet në Zürich libri “Arti Konceptual në Kosovë 2000–2025” Dje, në ambientet e Pestalozzi Bibliothek në Zürich, u promovua libri “Arti Konceptual në Kosovë 2000–2025”... -
Badi Pruntrut: Të huajve u lejohet hyrja, për dyfishin e çmimit -
Zvicra po përjeton valën e parë të shkurtër të të nxehtit për këtë vit -
Zvicra e ndarë para referendumit për kufizimin e popullsisë -
I nxehti ekstrem pushton Evropën, ja pse ekspertët nuk po e quajnë valë të nxehti















