Lajme
Gjakovë: Fëmija nuk pranohet në çerdhe për shkak të ngjyrës
Diskriminimet që bëhen në bazë të ngjyrës, vazhdojnë të jenë një problematike globale edhe për botën moderne. Nga kjo gjë përjashtim nuk bënë as Kosova.
Një nënë në Gjakovë pretendon se nuk mundi ta regjistrojë djalin në çerdhe shkaku i ngjyrës së lëkurës
Ajo ka treguar se në rrjetin social facebook pronarja e çerdhes i ka thënë se ka vende të lira, por sipas M.Xh, ngjyra e lëkurës është bërë shkak që djalin e saj të mos e pranojnë në këtë kopsht, raporton KOHA, përcjell albinfo.ch
Gruaja me prejardhje nga Shqipëria për një kohë kishte jetuar në Gjermani.Me kthimin e saj në Kosovë thotë se është duke u diskriminuar vazhdimisht.
Por pronarja e çerdhes i ka mohuar këto pretendime, duke thënë që fillimisht ka pasur vende të lira, por janë rikthyer fëmijët që kanë qenë para pandemisë.
“Në asnjë mënyrë nuk qëndron çfarë ka thënë ajo grua, ne nuk kemi vende të lira pasi janë kthyer fëmijët që kanë qenë këtu. Në këtë çerdhe unë pos që kam pasur edhe fëmijë të komuniteteve të tjera, kam pasur edhe edukatore nga komuniteti rom”, ka thënë pronarja e kopshtit.
Përderisa nga Instituti EdGuard kanë thënë se gjëra të tilla të diskriminimit në baza racore ndodhin shumë shpesh.
Qehaja ka shtuar se këto raste duhet të përcillen nga organet kompetente, në mënyrë që të gjithë të ndihen pjesë e shoqërisë dhe të jetojnë të barabartë.
E-Diaspora
-
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve hap 23 kuti postare për votuesit e diasporës Komisioni Qendror i Zgjedhjeve i Kosovës ka vënë në funksion 23 kuti postare në shtete të... -
Ministrja shqiptare paralajmëron iniciativa për të drejtat e diasporës në Greqi -
Udha e Lorik Canës: Sporti, Kultura dhe Kombi -
Program përkujtimor kushtuar Masakrës së Reçakut -
Abdixhiku: Diaspora nuk i prish balancat demokratike në Kosovë, ajo i pasqyron ato
Jeta në Zvicër
-
Të paktën gjysma e akullnajave të botës do të zhduken deri në vitin 2100 Edhe zhdukja e një akullnaje të vogël me një kontribut të ulët të shkrirjes së akullnajave... -
Uber: Trendet e përdoruesve zviceranë në vitin 2025 -
Sondazh: Zviceranët duan të paguajnë më pak për shërbimet dixhitale -
Rinovimet në aeroportin e Bazelit, do të operojë vetëm një linjë -
Pse Zvicra duhet të përqendrohet më shumë te kursimi i energjisë?











