Shkurt.ch
Nënkryetari i CVP/PDC pezullohet nga posti për shkak të ngacmimeve seksuale
Shkas konkret për këtë zhvillim është ngjarja e 18 nëntorit, kur deputeti nacional kishte shkaktuar një ndërhyrje policore në orën 2 të pas mesnatës. Ai kishte qëndruar para shtëpisë së ish të dashurës së tij në Sitten (Sion) dhe kishte cingërruar 20 herë në zilen e saj
Deputeti në Parlamentin Nacional të Zvicrës, Yannick Buttet nga Kantoni Valis është pezulluar me vendim të menjehershëm nga pozita e tij e nënkryetarit të CVP/PDC (Partisë Demokristiane) të Zvicrës, njofton kjo parti në një komunikatë të publikuar sot. Sipas saj, ka qenë vetë Buttet ai që e ka kërkuar suspendimin pasi që ka njoftuar partinë se ndaj tij është iniciuar një procedurë penale.
Bazuar në raportimet e bëra në medie, Buttet ka ngacmuar seksualisht ish të dashurën e tij, por ka pasur edhe më parë dëshmi për sjelljen e tij të pahishme në raport me gratë, transmeton albinfo.ch. Ai ka dhënë për mediet frankofone të Zvicrës një deklaratë me shkrim ku thotë se është duke kaluar një krizë personale. Buttet pranon se nën ndikimin e alkoolit ka bërë veprime të padenja.
CVP/PDC në komunikatën e saj shkruan me këtë rast se janë të papranueshme të gjitha sulmet kundër integritetit të njerëzve tjerë.
Mediet zvicerane raportojnë se shkas konkret për këtë zhvillim është ngjarja e 18 nëntorit, kur deputeti nacional kishte shkaktuar një ndërhyrje policore në orën 2 të pas mesnatës. Ai kishte qëndruar para shtëpisë së ish të dashurës së tij në Sitten (Sion) dhe kishte cingërruar 20 herë në zilen e saj, transmeton albinfo.ch.
Gruaja në fjalë, e cila prej 18 muajsh kishte një lidhje jashtëmartesore me Buttet-in ka refuzuar t`ia hapte derën dhe nga frika, ka alarmuar policinë, shkruan “Le temps”. kur policët kanë ardhur në vendin e ngjarjes Buttet ka provuar të fshihej prej tyre në kopsht.
E-Diaspora
-
Vota e diasporës vendos në Kosovë, por mungon në Zvicër Mobilizimi i komunitetit shqiptar për pjesëmarrje në politikën lokale dhe në proceset demokratike të vendit ku... -
Kandidatët shqiptarë të zgjedhjeve zvicerane, në qendër të numrit të ri të albinfo.ch -
Cyrih-Gjilan
Komuna e Gjilanit pranon një automjet zjarrfikës nga Kantoni i Cyrihut -
Çifti shqiptar siguron investim prej 100 mijë euro në Gjermani me produktin inovativ NYLAM -
Zvicër
Valentina Aliu zgjidhet në ekzekutivin e komunës së Noville
Jeta në Zvicër
-
Disa votues në Vaud nuk kanë marrë ende materialet e votimit Në kantonin Vaud të Zvicrës, disa qytetarë nuk i kanë marrë me kohë materialet e votimit... -
Pistoleta e re e ushtrisë zvicerane merr vlerësimin më të ulët në testime -
Nuk ka më asnjë qytetar zviceran në zonën e luftës -
39 muaj burg për policin nga Bazeli: Ka torturuar dy azilkërkues -
Frauenfeld: Kosovari kërcënon ish-të dashurën me vdekje – ndërhyn policia














