Integrimi
Neritan Hysa, koncert me piano në Cottbus, Gjermani
Nga viti 2013 Neritani është duke ndjekur drejtimin e pedagogjisë së këndimit dhe të instrumenteve në BTU Cottbus-Seftenberg me lëndë kryesore pianon, te profesori Wolfgang Glemser
Të enjten, më 24 mars në Cottbus-Sachsendorf mbahet një koncert i duos me piano (Neritan Hysa) dhe violonçel (Meinhard Holler). Dy instrumentistët cilësorë do të ekzekutojnë vepra të Bethovenit, Shopenit dhe Sostakovicit.
Neritan Hysaj, siç shkruan portali gjerman niederlausitz-aktuell.de, është i lindur në Kosovë, gjegjësisht në Prishtinë, në vitin 1987. Nga viti 2004 deri në vitin 2009 ai ka studiuar pianon në universitetin e qytetit të tij të lindjes. Nga viti 2013 Neritani është duke ndjekur drejtimin e pedagogjisë së këndimit dhe të instrumenteve në BTU Cottbus-Seftenberg me lëndë kryesore pianon, te profesori Wolfgang Glemser, transmeton albinfo.ch. Qysh në vitin 2002 Hysa kishte fituar çmimin e tretë në garën «Pianisti i ri» në Tiranë.
Ndërkohë ka marrë pjesë në shumë aktivitete muzikore në vend e jashtë tij si solist në piano ose në orkestra kamertale. Ka marrë pjesë në shumë master-kurse. Në vitin 2009 ai ka ekzekutuar si solist me Filarmoninë e Kosovës.
Hysa dhe Holler njihen që nga viti 2010 kur Hysa ishte pjesëmarrës në kursin e drejtuar nga Holler, për muzikë kamertale, përcjell albinfo.ch. Duke u mbështetur në këtë njohje, regjisori gjerman Walter Wehmeyer ka realizuar filmin dokumentar të transmetuar nga stacionet kryesore televizive gjermane «Musik nach dem Krieg – Kosovo zwischen Trauma und Neubeginn» («Muzika pas luftës – Kosova në mes traumës dhe fillimit të ri»).
Të ngjashme
Të tjera nga Integrimi
E-Diaspora
-
Lejla kërkon drejtësi për gjyshin: Dënimi i shkaktarit të vdekjes së tij, tepër i butë "Nuk kam fjalë kur një jetë njeriu e vlerësojnë me 800 franga". Lejla Halilaj dhe familjarët... -
Samiti IV i Diasporës Shqiptare – Diaspora rikthehet në shtëpi! -
Arrestohet kosovari, ka sulmuar një hebre në Cyrih -
Jehona Kicaj fiton Çmimin letrar të Shtëpisë Buddenbrook 2024/2025 -
Njoftim i rëndësishëm nga Ambasada e Kosovës në Itali
Jeta në Zvicër
-
Më shumë zviceranë jashtë vendit duan të votojnë në kantonin Aargau Në kantonin Aargau, gjithnjë e më shumë qytetarë zviceranë që jetojnë jashtë vendit po shprehin interes... -
Ndërpritet linja hekurudhore Bern–Thun, udhëtarëve u tregohen alternativa -
Komuna e Crans-Montana ndan 1 milion franga për viktimat e tragjedisë -
Valaisi rrit mbështetjen për familjet përballë rritjes së primeve të sigurimit shëndetësor -
Këto ishin makinat elektrike më të njohura në Zvicër në janar













