Kosova
Nëse s’kalon demarkacioni, s’ka viza
Nisma e deputetëve për shfuqizimin e ligjit për Gjykatën Speciale nuk është kërkesë për ta sfiduar gjykatën, por alternativë, sikurse që e kanë edhe vendet e tjera të ish-Jugosllavisë si Kroacia, Bosnja dhe Serbia. Kështu deklaroi në një intervistë për Radion Evropa e Lirë, presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi.
Presidenti u shpreh se nuk i inkurajon deputetët rreth nismës për shfuqizim të ligjit për Gjykatën Speciale, por nëse do ta votonte Kuvendi, ai do ta nënshkruante, përcjell albinfo.ch.
“Edhe iniciativa e rreth 50 deputetëve të Kuvendit të Republikës së Kosovës duhet të kuptohet si një alternativë dhe jo si një sfidim i drejtësisë, jo si injorim apo ikje nga drejtësia. Ata janë njerëzit e zgjedhur nga populli. I japin llogari zgjedhësve të vet dhe nuk i japin llogari as presidentit dhe as ndonjë mekanizmi tjetër institucional. Prandaj, Kosova vazhdon të punojë në rrugën e vet euro-atlantike, për angazhimin e saj të sinqertë për t’u integruar në NATO, në Bashkimin Evropian dhe ruajtjen e përhershme të raporteve të veçanta me Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Asnjë çmim nuk do ta lëkundë orientimin euroatlantik të Kosovës”, deklaroi presidenti Thaçi.
Presidenti Thaçi foli edhe për faktin se dikur vetë e cilësonte këtë gjykatë si padrejtësi historike, por në vitin 2015, kishte ftuar deputetët ta votonin për të ruajtur partneritetin me SHBA, NATO-n e BE-në.
Kreu i shtetit të Kosovës foli edhe për marrëveshjen e demarkacionit. “Mendoj se ne duhet ta kalojmë Demarkacionin sa më shpejt, duhet ta themelojmë Asociacionin e komunave me shumicë serbe dhe të lëvizim drejt liberalizimit të vizave. Nëse kjo nuk ndodh gjatë muajit janar, Kosova do të vazhdojë të mbetet e izoluar”, deklaroi ai.
Në pyetjen e REL-it se cilat do të jenë pasojat pikërisht në këtë çështje, marrë parasysh se do të jetë një vit zgjedhor në Bashkimin Evropian. Do të kthehet procesi në zero? Thaçi tha se nëse nuk kalon Demarkacionit, realisht Kosova do të mbetet e izoluar, padrejtësisht.
“Megjithëse unë e kam vlerësuar se ka qenë kriter i panevojshëm dhe kurth nga Bashkimi Evropian për skenën politike, duke mos qenë ata të gatshëm ta tejkalojnë mosunitetin e vendeve të Bashkimit Evropian, kur dihet se pesë vende të Bashkimit Evropian nuk e kanë njohur Kosovën. E kanë vendosur kusht Demarkacionin, duke i ditur vështirësitë që i kemi për ta tejkaluar, por dëshiroj të besoj në pjekurinë e skenës politike kosovare dhe në janar do të përmbyllet”, tha ai.
E-Diaspora
-
Video
Kurti mban tubim në Cyrih Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti është duke mbajtur tubim në Cyrih të Zvicrës... -
Në Berlin mbahet eventi “Albanian Startups Diaspora Roadshow” -
Amerikë
Studenti shqiptar diplomohet në Akademinë prestigjioze të Detarisë së SHBA-së -
Vjosa Osmani dhe Lumir Abdixhiku nesër takim me mërgatën shqiptare në Zvicër -
Zvicër
Ambasada e Kosovës në Bernë me njoftim të rëndësishëm për votimin me postë në Zvicër
Jeta në Zvicër
-
Ku saktësisht mund të bësh blerje në Zvicër të dielën? Nëse keni kaluar kohë në Zvicër, do të keni vënë re se shumica e dyqaneve mbyllen... -
Hapet ambasada e re zvicerane në Athinë -
Më shumë se 18,000 pika publike karikimi për makina elektrike në Zvicër -
Dy të lënduar pas një zjarri të madh në një banesë në Cyrih -
Gjiganti amerikan farmaceutik MSD zhvendos 750 punonjës në selinë e re në Lucern














