Kosova
Nesër bëhet numërimi i votave me kusht për Prishtinën e Prizrenin
Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosjes, Dardan Molliqaj, ka thënë se Vetëvendosje po e fiton e kundërshtarët e tyre po dështojnë
Gjykata Kushtetuese ka rrëzuar vendimin e Panelit Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa për rinumërim të votave në Prishtinë.
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve pas vendimit të Gjykatës Supreme ka marrë vendim që nesër në orën 10:00 të fillohet me numrimin e votave me kusht për Prishtinën e Prizrenin, ka njoftuar deputeti i Vetëvendosjes, Xhelal Sveçla, në llogarinë e tij në Facebook, transmeton albinfo.ch.
“Nesër në ora 10:00 fillon numërimi. Nesër mbrëma festa në Prishtinë e Prizren”, ka shkruar Sveçla. Ndërsa Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosjes, Dardan Molliqaj, ka thënë se Vetëvendosje po e fiton e kundërshtarët e tyre po dështojnë.
“Tentuan ta ndryshojnë rezultatin e zgjedhjeve në Prishtinë dhe Prizren përmes Pronto gjyqtarit Hasan Shala. Gjykata Supreme ua hodhi poshtë vendimin. Ata dështuan, ne fituam”, ka shkruar Molliqaj në Facebook.
E-Diaspora
-
Shqiptarë nga e gjithë bota bashkohen në Tiranë, publikohet agjenda e Samitit IV të Diasporës Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Ferit Hoxha, ka bërë publike agjendën e Samitit IV... -
Pashkët, mesha në gjuhën shqipe bashkoi rreth 2000 besimtarë shqiptarë në Frauenfeld -
Ambasada e Shqipërisë në Bernë uron Pashkët -
Mes artit dhe jetës, mbrëmje përkujtimore për Nasuf Naski Abdixhikun -
Rexhep Rifati u shpall qytetar nderi i Horës së Arbëreshëve
Jeta në Zvicër
-
Mendimet për vetëvrasje tek të rinjtë në Zvicër: Një krizë e heshtur Në Zvicër, mesatarisht dy të rinj kryejnë vetëvrasje çdo javë, duke e bërë këtë një nga... -
Demokracia në Zvicër: Pse disa iniciativa nuk zbatohen plotësisht -
Si adoleshentët e rekrutuar përmes Snapchat vjedhin makina luksoze në Zvicër -
Stadler Rail tërheq ankesën kundër vendimit të SBB për të favorizuar Siemens -
Inteligjenca artificiale ndihmon për të zvogëluar mbeturinat në furrat zvicerane











