Lajme
Nesër dorëzohet peticioni kundër ekstradimit të Shemsi Nuhiut
Komiteti kundër ekstradimit, tërheq vërejtjen për rrezikun të cilit i nënshtrohet Sh. N. nëse dorëzohet në Serbi
Në një komunikatë drejtuar medieve, Komiteti kundër ekstradimit në Serbi të ish ushtarit të UÇK-së, Shemsi Nuhiut, bën të ditur qëndrimin e tij lidhur me arrestimin dhe kërkesën e autoriteteve serbe për ekstradimin e Nuhiut nga Zvicra në Serbi.
“Komiteti kundër ekstradimit të N. Sh. ne Serbi ka mbledhur nënshkrime për peticionin me të cilin synohet parandalimi i ekstradimit të Sh. N. nga Zvicra në Serbi, për të cillin theksohet se ishte anëtar i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK) dhe dyshohet se ka kryer veper penale gjatë luftës në Kosovë”, thuhet në komunikatë.
“Një padi kundër z. Sh. N. ishte lëshuar nga autoritetet serbe, të cilat kanë dërguar një kërkesë për arrestim dhe ekstradim te Sh. N. në Zvicër më 8 mars 2011. Sh. N. është arrestuar më 14 prill 2011, para gruas dhe fëmijëve, në banesën e tij në Vevey ku jeton prej 10 vitesh, me leje qëndrimi”.
Më tutje komiteti kundër ekstradimit, tërheq vërejtjen për rrezikun të cilit i nënshtrohet Sh. N. në rast se u dorëzohet autoriteteve serbe. “Të bazuar në informacione te ndryshme, në këtë proces nuk ka asnjë lloj garancie për kushtet e paraburgimit, ku z.Sh. N. mund të bëhet subjekt i abuzimit. Gjithashtu, nuk ka garanci se Sh. N. mund të kërkojë mbrojtje juridike, e drejtë kjo më se elementare, si pjesë e një gjykimi të drejtë. Po ashtu atij mund t`i mohohet e drejta që të trajtohet nga një gjykatë e drejtë e cila bazohet në prova të hetimevë të para dhe lejon të akuzuarin të kërkojë marrjen e provave për të mundësuar që ajo të vendosë pafajësinë e tij. I akuzuari duhet të ketë edhe të drejta tjera, gjatë gjykimit në kuptimin e ngushtë”.
Për këtë arsye, duke u bazuar në këto fakte, kërkimi i drejtësisë përmes këtij peticioni mbetet e vetmja formë e drejtë dhe e arsyeshme që ka zgjedhur komiteti i lartpërmendur. Në të vërtetë, thuhet në komunikatë, është e sigurt se nëse Sh. N. do të ekstradohet në Serbi, drejtësia do të ketë pak shanse, për të mos thënë aspak, të vijë në vend, për faktin se ky proces do të politizohet plotësisht, siç kanë vepruar gjykatat serbe në raste te ngjashme.
Peticioni i lansuar kundër ekstradimit të Sh. N. ne Serbi i është adresuar këshilltares federale, zonjës Simonetta Sommaruga. Komiteti do ta dorëzojë peticionin tek Departementi Federal i drejtësisë dhe policis në Parlamentin e Zvicrës (Bundeshaus West/Palais fédéral ouest/Palati federal, 3003 Bern). Dorëzimi do të bëhet të premten, më 16 dhjetor 2011, në ora 15.00, thuhet në komunikatën e komitetit kundër ekstradimit të Sh. N. në Serbi, të nënshkruar nga jeton Kryeziu dhe Avni Binaku.
Të tjera nga Lajme
E-Diaspora
-
Program përkujtimor kushtuar Masakrës së Reçakut Aktiviteti synon ruajtjen e kujtesës kolektive, nderimin e viktimave dhe përcjelljen e së vërtetës historike... -
Abdixhiku: Diaspora nuk i prish balancat demokratike në Kosovë, ajo i pasqyron ato -
PSHDK mohon legjitimitetin e degës së pretenduar në Vjenë -
Abdixhiku i drejtohet mërgatës: “Më 28 dhjetor, ejani dhe shpëtojeni Kosovën” -
“Netzwerk Dua”, inteligjenca që mbron pronën tënde në Zvicër
Jeta në Zvicër
-
Linjat telefonike pediatrike në kantone për të shmangur mbipopullimin e urgjencave Viruse që qarkullojnë gjerësisht dhe zyrat e mjekëve të mbyllura gjatë pushimeve shpesh sjellin pritje të... -
Diskutohet roli i shtëpive të pleqve në asistimin e vdekjes në Lucern -
Orari i ri i SBB-së ka hyrë në fuqi sot me ndryshime të mëdha -
Mediumi zviceran shkruan për vizitën e Kurtit në Zvicër para zgjedhjeve të parakohshme -
Policia e Bernës në kërkim të një personi të rrezikshëm, situata në Reconvilier është qetësuar












