Lajme
Nesër hapet Panairi i Bizneseve Shqiptare në Austri
Nesër (më 21 tetor 2022), me fillim nga ora 10.00, në Arena 21, MQ. Museumplatz 1, 1070, në Vjenë, nis edicioni i katërt i Panairit të Bizneseve Shqiptare në Austri, shkruan albinfo.at.
Panairi i Bizneseve Shqiptare në Austri është njëri prej eventeve kryesore që organizohet nga Rrjeti i Bizneseve.
“Panairi tashmë ka krijuar emrin e suksesit të tij dhe kjo na ka shynë të jemi akoma më përgjegjes për të organizuar edhe më mirë këtë event të bizneseve shqiptare në Austri”, thotë Arben Myftari, sekretar i Rrjetit të Bizneseve Shqiptare në Austri.
Gjatë kësaj dite, nga ora 10:00 – 17:00 prezantohen bizneset e suksesshme shqiptare që veprojnë në Austri dhe jo vetëm, nga të gjitha fushat: ndërtimtari, arkitekturë, gastronimi, turizëm, IT, media, estetikë, automobilizëm etj.
Në panair, edhe këtë vit, nuk do të mungojnë me pjesëmarrje as kompani të ndryshme nga Kosova, Shqipëria dhe viset e tjera shqiptare, raporton albinfo.at.
“Do të marrin pjesë gjithsej 60 kompani shqiptare: 29 do të jenë nga Austria, 27 nga Kosova, 1 nga Shqipëria dhe 3 nga Lugina (Preshevë, Medvegjë dhe Bujanovc), theksoi Myftari.
Në hapjen e panairit do të këtë fjalime të shkurtra, fillimisht nga përfaqësuesit e Rrjetit: Arben Myftari dhe Linda Fetiu, pastaj fjalën si nikoqir i panairit do ta ketë Yll Blakaj, kryetar i Rrjetit të Bizneseve, për të vazhduar me ambasadorin e Kosovës, Lulzim Pllana, kryetarin e Komunës së Prishtinës, Përparim Rama, si dhe me përfaqësues nga partnerët e Rrjetit: USAID dhe Germin.
Arben Myftari thotë se gjatë ditës do të këtë takime B2B mes bisneseve pjesëmarrëse. Në mbrëmje organizohet buffe për bizneset pjesëmarrëse në panair.
Pjesëmarrja e bizneseve nga Kosova mundësohet nga projekti MARDI i Caritas-it Zviceran dhe Germin si dhe projekti Kosovo Compete – USAID.
Vlen të theksohet se Rrjeti i Bizneseve ka mundësuar pjesëmarrjen pa pagesë në panair për kompanitë mysafire nga Kosova, Shqipëria dhe Lugina.
Po ashtu për të gjithë mysafirët që dëshirojnë të vizitojnë këtë panair, hyrja është falas.
Albinfo.at, si partner medial i Rrjetit të Biznesit, do ta përcjellë gjithë akvititetin e këtij panairi.
E-Diaspora
-
Gjermani
Gjermani: Humb jetën shqiptari nga Kosova pas një aksidenti në vendin e punës Dyshohet se ai ra nga një vinç gjatë punës, ndërsa autoritetet gjermane po hetojnë rrethanat e... -
Dy motrat nga Kosova që vdiqën në aksident në Gjermani, varrosen nesër në Topanicë të Kamenicës -
Bad Vöslau, Austri: Skulptori Destan Gashi hap ekspozitën e tij në natyrë -
ABSM përmbylli me sukses semestrin me “Sommer Apéro 2026” në Basel -
Danimarkë
Një tjetër sukses akademik nga Danimarka: Marigona Luma diplomon në Universitetin e Kopenhagës
Jeta në Zvicër
-
38.8°C: Zvicra thyen për të dytën ditë radhazi rekordin e vapës së qershorit Zvicra thyen për të dytën ditë radhazi rekordin e vapës për muajin qershor... -
Si po e ndryshon vapa Zvicrën -
EDA: Nuk ka informacion për viktima zvicerane nga tërmeti në Venezuelë -
Zvicra përjeton një tjetër “natë tropikale”, temperaturat nuk zbresin nën 20°C -
Zvicra merr masa emergjente për shkak të valës së të nxehtit














