Bota
Nesër inaugurohet Aeroporti i ri i Stambollit që synon të kthehet në aeroportin më të madh në botë (Foto)
Liderë nga e gjithë bota do të marrin pjesë në ceremoninë e përgatitur për hapjen e pjesës së parë të aeroportit të ri të Stambollit që mbahet këtë të hëne. I ndërtuar nga një konsocium prej 5 kontraktorësh, me një vlerë 29 miliard dollarë ky aeroport ka qëllimin që të kthehet në një prej aeroporteve më të rëndësishëm të botës, shkruan Epoka e Re, përcjell Albinfo.ch.
Ky investim ka një sipërfaqe 76 milion metra katrorë ndërsa faza e parë e aeroportit do t’u shërbejë 90 milionë pasagjerëve. Në total, kapaciteti i tij pritet të jetë mbi 200 milion pasagjerë, që është edhe dyfishi i trafikut të aeroportit të Atlantas që ka aktualisht trafikun më të madh të pasagjerëve në botë, shkruan “scantv”.
Pjesa tjetër e projektit parashikohet të përfundohet terësisht deri në vitin 2023. Ky aeroport do të ketë edhe një nga komplekset më të mëdha në botë “duty-free shop”. Fluturimi inaugurues pritet të bëhet me 31 dhjetor ndërsa në vijim pritshmëria është që të ketë një aktivitet ditor prej 2 mijë avionësh.
E-Diaspora
-
Ylfete Fanaj zgjidhet presidente e Konkordatit të burgjeve të Zvicrës Veriperëndimore dhe Qendrore "Në situatën e tensionuar të kapacitetit të burgjeve në të gjithë Zvicrën, nevojiten zgjidhje të qëndrueshme... -
Petrit Krasniqi, drejtues i ri i investimeve në Fondin e Sigurimeve të mësuesve të Bernës -
Granit Xhaka rrëfen sakrificat e familjes -
Londër
Akademia Ballkanike e Pianos bëhet pjesë e sistemit prestigjioz Trinity College London -
Itali
Aksident fatal në Itali: Vdes punëtori shqiptar në kantier ndërtimi
Jeta në Zvicër
-
Cilat janë standardet në Zvicër për importin e barnave? Zyra Federale e Doganave dhe Swissmedic ndalojnë importin e barnave nga jashtë kur tejkalohen sasitë e... -
Dhjetë specializantët nga Kosova arrijnë në Zvicër për trajnimet e organizuara nga LMShZ -
Ngjarjet që karakterizuan Zvicrën këtë javë -
Kantoni i Bernës është gati ta quajë feminicidin me emrin e saj të vërtetë -
Universitetet zvicerane paralajmërojnë se plani “10 milionë” mund të dëmtojë kërkimet













