Lajme
Maqedoni e Veriut: Nesër publikohen emrat e ministrave të qeverisë së re
LSDM-ja dhe BDI-ja arritën marrëveshje koalioni për Qeverinë e re që do të udhëhiqet nga lideri i LSDM-së, Zoran Zaev, me mandat 4 vjeçar. Zaev paralajmëroi se do të shfuqizohet Qeveria e Përzhinos dhe se në vend të saj në 100 ditët e fundit Qeverinë do ta udhëheq një kryeministër tjetër i propozuar nga BDI-ja.
“Është nder për mua që arritëm marrëveshje koalicioni, sipas të cilit unë fitoj nderin të jem kryetar i Qeverisë së ardhshme për mandat të plotë 4 vjeçar. Shfuqizohet Qeveria teknike, shfuqizohet kryeministri teknik. Në 100 ditët e fundit partnerët e koalicionit, LSDM dhe BDI, me propozim të BDI-së do ta përcaktojë kryeministrin që do t’i udhëheq 100 ditët e fundit deri në mandatin e ardhshëm të rregulltë”, Zoran Zaev, Mandatar për kryeministër.
“Çështja e kryeministrit ka qenë dhe mbetet një porosi që i afron dhe marrin përgjegjësi komuniteti shqiptar që të kemi një republikë më të fortë dhe më të qëndrueshme, me qytetarë të bashkuar. Dhe duhet përshëndetur edhe guximi i z.Zaev që për herë të parë në këtë vend 100 ditë do të jetë një shqiptar i propozuar nga BDI për kryeministër në vend”, tha Ali Ahmeti, BDI.
Nuk shpalosën detaje rreth ndarjes së resoreve, duke thënë se emrat e ministrave të rinj do të mësohen pasi të konfirmohen në organet partiake, nga dita e nesërme.
E-Diaspora
-
Kantoni i Cyrihut i dhuron një automjet zjarrfikës qytetit të Gjilanit "Ky akt përfaqëson një dëshmi të qartë të solidaritetit të vazhdueshëm të Zvicrës me Kosovën", ka... -
Vjenë
Trupat e pajetë nga tragjedia e Vjenës nisen sot për Kosovë -
Cyrih
Festa e Fitër Bajramit bashkoi besimtarët shqiptarë në Cyrih -
SHBA
Astronomja nga Kosova, Pranvera Hyseni, fiton çmim prestigjioz në SHBA -
Itali
Vdes shqiptari në Itali, dyshohet se u hodh vetë para trenit
Jeta në Zvicër
-
Central gjigant në Zvicër 600 metra nën tokë, një nga më të fuqishmit në Evropë Impianti “Nant de Drance” ruan dhe prodhon energji përmes ujit, duke luajtur rol kyç në stabilitetin... -
Kantoni i Cyrihut i dhuron një automjet zjarrfikës qytetit të Gjilanit -
Cyrih
Festa e Fitër Bajramit bashkoi besimtarët shqiptarë në Cyrih -
Revolucioni diellor evropian nisi në Zvicër? -
Stacioni më i lartë kërkimor në Evropë ndodhet në Zvicër?












