Kosova
Nesër seancë e jashtëzakonshme e Kuvendit të Kosovës
Shefi i grupit parlamentar të LDK-së, Avdullah Hoti, ka thënë se pret që nesër rezoluta e propozuar nga tri grupet parlamentare të marrë mbështetjen e të gjitha grupeve parlamentare
Kryesia e Kuvendit të Kosovës ka vendosur që nesër, 4 shtator, me fillim nga ora 10:00 të mbahet seanca e jashtëzakonshme, ku do të mbahet debati parlamentar lidhur me angazhimet e presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi, për përfshirjen e “shkëmbimit të territorit” apo “korrigjimin e kufijve” në dialogun në mes Kosovës dhe Serbisë.
Pas përfundimit të mbledhjes së kryesisë, kryetari i Kuvendit, Kadri Veseli, ka qenë i shkurtër në deklarimin e tij.
“Proceduralisht kemi vepruar në bazë të një kërkese të deputetëve do ta kemi seancën e jashtëzakonshme nesër, me një pikë të rendit të ditës. Sa i përket komenteve politike do t’i themi nesër ato për arsye se kemi seancën do të jetë gjithë ditën”, tha Veseli, raporton televizioni publik i Kosovës.
Ndërkaq, shefi i grupit parlamentar të LDK-së, Avdullah Hoti, ka thënë se pret që nesër rezoluta e propozuar nga tri grupet parlamentare të marrë mbështetjen e të gjitha grupeve parlamentare, përcjell albinfo.ch.
Sipas tij, mbështetje e kësaj rezolute është sinjal i qartë për presidentin e vendit që të ndalet me veprimet e tij antikushtetuese, siç ka thënë Hoti për ta rrënuar shtetin e Kosovës.
Sa i përket asaj që kreu i Kuvendit dhe kryetari i PDK-së, Kadri Veseli, thirrjen e kësaj seance e kishte quajtur absurde, për shefin e grupit parlamentar të LDK-së, absurd është veprimi i presidentit tash e një kohë për të diskutuar tërësinë territoriale të Kosovës. Madje, ai thotë se PDK-së i ka humbur rruga në oborr.
Hoti ka thënë se për aq sa ka dëgjuar publikisht në qëndrimet publike të Nismës dhe AAK-së kanë deklaruar që do ta mbështetin rezolutën.
Mbështetje për rezolutën e partive opozitare pret edhe Dardan Sejdiu nga Partia Socialdemokrate. Ai ka thënë se Kosova është Republikë parlamentare dhe dialogu duhet të kthehet në Kuvend.
Sejdiu është shprehur se problematike është presidenti i vendit, që sipas tij, jashtë kompetencave të tij po vazhdon me aventura sa i përket organizimit të kësaj republike.
Të ngjashme
Të tjera nga Kosova
E-Diaspora
-
Dhuna në familje: shenjat, frika dhe parandalimi – përkrahja në Zvicër Në këtë intervistë, Blertë Berisha nga DOA (Dachorganisation Frauenhäuser Schweiz und Liechtenstein) flet për shenjat e... -
Reperi EAZ publikon këngë në mbështetje të Përparim Avdilit -
Samiti i Diasporës Shqiptare rikthehet me edicionin e katërt -
Rusi
Ramë Lahaj performon në Rusi, promovon kulturën dhe këngën shqipe -
Gjermani
Dy qytete në Gjermani drejt hapjes së shkollave shqipe
Jeta në Zvicër
-
Studimi: Tokat e Evropës janë 70 përqind të mbuluara me pesticide Një studim i ri ndërkombëtar sugjeron që i gjithë ekosistemit të tokës duhet t'i kushtohet më... -
Karnavalet zvicerane forcojnë masat e sigurisë nga zjarri pas tragjedisë në Crans-Montana -
Niveli i rrezikut 3: Alarm për stuhi në disa kantone zvicerane -
Ligjet e reja zvicerane që hyjnë në fuqi nga sot -
Numri i të vdekurve nga zjarri në Crans-Montana shkon në 41













