Lajme
Nesër zviceranët votojnë për më shumë banesa të lira dhe kundër diskriminimit
Nesër, më 9 shkurt, në Zvicër është ditë referendumesh. Në nivel vendi do të votohen dy iniciativa ndërsa në 13 kantone do të ketë referendume edhe për çështje dhe iniciativa tjera, të nivelit lokal dhe katonal, shkruan albinfo.ch.
Në nivel të Zvicrës votohet iniciativa për ligjin kundër diskriminimit dhe iniciativa për “strehimin (banimin) e pagueshëm”. Iniciativa e parë ka të bëjë në fakt me zgjerimin e ligjit kundër racizmit. Ajo kërkon që me ligj të dënohen edhe ata që ushtrojnë diskriminim mbi bazë të gjinisë dhe raporteve ndërgjinore.
Kushdo që thërret në mënyrë publike për urrejtje që lidhet me përkatësinë racore, religjionin ose etninë, duhet të llogarisë me një dënim me heqje lirie deri në tre vite burg ose dënim me të holla. Parlamenti ka vendosur së fundi që kjo normë ligjore të zgjerohet edhe për diskriminimin për shkak të orientimit seksual, përcjell albinfo.ch. Kundër këtij vendimi të parlamentit është nisur edhe iniciativa për të cilën do të votohet nesër.
Sipas sondazheve më të reja, ligji i zgjeruar në fjalë pritet të marrë shumicën e votave të popullit në Zvicër. Rreth 68% janë shprehur pro.
Iniciativa e dytë për të cilën nesër votohet në nivel nacional është ajo për “Më shumë banesa të pagueshme (të përballueshme”. Ajo kërkon të ndërtohen më tepër ndërtesa banimi të përbashkët. Iniciativa thotë konkretisht që Qeveria Federale së bashku me kantonet duhet të sigurojë që 10 për qind të banesave të ndërtuara rishtas në Zvicër, të jenë në dispozicion të organizatave jofitimprurëse.
Sondazhet e fundit tregojnë se kjo iniciativë do të hidhet poshtë.
E-Diaspora
-
Samiti IV i Diasporës Shqiptare – Diaspora rikthehet në shtëpi! Ky samit krijon një hapësirë të thelluar dialogu dhe bashkëpunimi, ku përvoja ndërkombëtare e diasporës ndërthuret... -
Arrestohet kosovari, ka sulmuar një hebre në Cyrih -
Jehona Kicaj fiton Çmimin letrar të Shtëpisë Buddenbrook 2024/2025 -
Njoftim i rëndësishëm nga Ambasada e Kosovës në Itali -
Gjenvë
Gjeneva nën tingujt e Ramë Lahajt e Marigona Qerkezit
Jeta në Zvicër
-
Këto ishin makinat elektrike më të njohura në Zvicër në janar Në vitin e ri, Skoda, Volvo dhe Kia po bëjnë një fillim të shkëlqyer në Zvicër... -
Ish-banorët e Mbretërisë së Bashkuar tani mund të dhurojnë gjak në Zvicër -
Lejla kërkon drejtësi për gjyshin: Dënimi i shkaktarit të vdekjes së tij, tepër i butë -
Zvicra lançon shërbimin e autobusëve për të tërhequr skiatorët italianë -
Cila është gjoba për mungesën e një takimi te mjeku në Zvicër?














