Lajme
Netflix ndryshon formën e pagesës nga viti 2023
Nga viti 2023, ndarja e profilit të Netflix me familjarë dhe miq do të ketë kosto ekstra. Lajmi, i cili qarkullonte prej kohësh dhe pati konfirmime më 17 tetor, me prezantimin e transferimit të profilit, u zyrtarizua mbrëmë në një video-konferencë nga kompania.
Shoqëria kaliforniane e video-streaming njoftoi se mbajtësi i llogarisë (account) duhet të paguajë një tarifë të rritur mujore për çdo përdorues që jeton jashtë shtëpisë dhe që identifikohet për të parë përmbajtjen nga llogaria e tij.
Shuma ekstra nuk është zyrtarizuar ende, por mund të jetë rreth 3 dollarë.
Ende nuk dihet nëse ky ndryshim do të nisë zbatimin në fillim të vitit tjetër dhe nëse do të mundësohet njëkohësisht në të gjithë tregjet apo do të bëhet gradualisht.
Netflix e ka testuar funksionin në muajt e fundit në disa vende të botës, duke përfshirë Amerikën e Jugut dhe duke shkaktuar protesta nga përdoruesit e tij.
Pikërisht numri në rënie i abonentëve e shtyu kompaninë të “adoptonte një qasje të menduar për të fituar para nga ndarja e account-eve” – lexohet në një letër dërguar aksionerëve. Netflix do t’u ofrojë “atyre që ndajnë llogaritë e tyre të menaxhojnë pajisjet më thjesht dhe të krijojnë sub-account (nënllogari – anëtarë shtesë) nëse dëshirojnë të paguajnë për familjarë apo miq”.
Një tjetër zgjidhje e gjetur ishte pikërisht transferimi, që u mundëson abonentëve të përdorin llogarinë e vet për të transferuar një profil, duke ruajtur sugjerimet e personalizuara.
“Njerëzit – shkruan në blogun zyrtar të shoqërisë së video streaming, drejtuesja e produkteve Timi Kosztin- lëvizin, familjet rriten dhe marrëdhëniet përfundojnë. Por në mes të gjithë këtyre ndryshimeve, përvoja e Netflix duhet të mbetet e njëjtë”.
“Në vendet me planin tonë ekonomik të mbështetur nga reklamat – lexohet në letrën drejtuar aksionerëve – parashikojmë që mundësia e transferimit të profilit do të përhapet shumë”.
Të tjera nga Lajme
E-Diaspora
-
Këto janë adresat e kutive postare në 23 shtete për votimin me postë nga diaspora Ka filluar procesi i votimit me postë për zgjedhjet e parakohshme për Kuvendin e Kosovës, i... -
Nga Cyrihu në mbarë botën, si do të votohet në përfaqësitë diplomatike të Kosovës? -
Nderohet soprano shqiptare Ermonela Jaho -
Osmani në Cyrih: Diaspora në Zvicër i jep jehonë mesazhit ‘rugovizmi jeton’ -
Kurti takim me studentët shqiptarë në Zvicër
Jeta në Zvicër
-
Promovohet në Zürich libri “Arti Konceptual në Kosovë 2000–2025” Dje, në ambientet e Pestalozzi Bibliothek në Zürich, u promovua libri “Arti Konceptual në Kosovë 2000–2025”... -
Badi Pruntrut: Të huajve u lejohet hyrja, për dyfishin e çmimit -
Zvicra po përjeton valën e parë të shkurtër të të nxehtit për këtë vit -
Zvicra e ndarë para referendumit për kufizimin e popullsisë -
I nxehti ekstrem pushton Evropën, ja pse ekspertët nuk po e quajnë valë të nxehti













