Lajme
“NEWBORN” sërish ndërron pamjen
Sipas ideatorit Fisnik Ismaili, mesazhi i NEWBORN sivjet përkon me zhvillimet politikr në veri të Kosovës. Shkronjat “N” dhe “W” do të rrëzohen dhe mesazhi është “No Walls”, Pa mure
Obelisku i vendosur para Pallatit të Rinisë në Prishtinë, NEWBORN i cili tashmë është bërë sinonim i pavarësisë së Kosovës, edhe sivjet do të ndryshoj pamjen. Kreatori i saj, Fisnik Ismaili, këtë vit vjen me një propozim ndryshe, duke përkuar me situatën politike në Republikën e Kosovës.
Sipas tij, mesazhi përkon me zhvillimet në veri të Kosovës. Shkronjat “N” dhe “W” (dubëlV) do të rrëzohen dhe mesazhi që do të përçohet është “No Walls”, Pa mure.
Obelisku i vendosur në ditën e shpalljes së pavarësisë është konceptuar nga autori si një monument i gjallë në ndryshim, ndaj cdo vit ngjyrat që i jepen vijnë bashkë me një mesazh.
“Ideja është që ‘NEWBORN’-i të përçojë një mesazh të fortë, që kundërshton muret, apo çfarëdolloj ndarjeje që ndodh sot mes njerëzimit” thotë ai, citon TCH.
“NEWBORN”, fillimisht i verdhë, ndërsa në të vendosën nënshkrimet personalitete të ndryshe vendore e ndërkombëtare. I pari nënshkroi ish-presidenti Fatrmir Sejdiu dhe ish kryeministri Hashim Thaçi, e më pas edhe shumë qytetarë nga gjithë bota. NEWBORN ndryshoi për herë të parë pamjen në pesëvjetorin e shpalljes së pavarësisë, kur u ngjyros me flamujt e shteteve që e kanë njohur Kosovën, një vit më pas me ngjyrat e uniformave ushtarake të UÇK-së dhe NATO-s.
Më 2015-ën ishin vetë qytetarët që pikturuan në çdo shkronjë, përveç asaj “E” që mbeti e zezë, duke simbolizuar emigrimin masiv të kosovarëve atë vit. Edhe në tetë vjetorin e pavarësisë u ngjyros me të kaltër dhe në të u vizatuan re e tela me gjemba që simbolizojë izolimin e Kosovës për shkak të mos liberalizimit të vizave.
E-Diaspora
-
Bernë
Shfaqja e filmit “Bukuria e Gomarit” e regjisores Dea Gjinovci në Bernë Një rrëfim emocionues mbi kujtimet dhe reziliencën e komunitetit kosovar, në kuadër të Javës së Gjuhës... -
Suedi
Në Stokholm promovohet libri “Zogj të harruar dhe tregime të tjera” në shënim të Epopesë së UÇK-së -
Samiti IV i Diasporës Shqiptare: “Through Roots We Rise”, një kapitull i ri në marrëdhënien me diasporën -
“Dita e Gruas dhe Demokracia”, art dhe debat për 8 Marsin, Ditën e Gruas -
Nxënësit e Shkollës Shqipe e madhështojnë Akademinë solemne për Adem Demaçin
Jeta në Zvicër
-
Shfaqet në Bernë filmi “𝗣ë𝗿𝗿𝗮𝗹𝗹ë 𝗻𝗴𝗮 𝗲 𝗸𝗮𝗹𝘂𝗮𝗿𝗮” Filmi do të shfaqet ditën e hënë, më 23 mars 2026, me fillim nga ora 18:00... -
Një vit rritjeje për hostele në vitin 2025 -
Peticion për vagona të qetë në trena -
Rreziqet më të mëdha për banorët e Zvicrës në vitin 2026 -
Kur mund të refuzojë një punëdhënës zviceran të paguajë pagën tuaj?












