Shkurt.ch
Nga 1 qershori, në Zvicër zbriten çmimet e biletave të trenit
Falë uljes së tatimit mbi vlerën e shtuar, shuma nga e cila do të përfitojnë bashkërisht shfrytëzuesit e linjave nacionale do të jetë 9 milionë franga. Kjo shumë do të ndahet në formë të ofertave për bileta të ndryshme më të lira
Anëtarët e Komisionit Strategjik për Komunikacion të drejtpërdrejtë (StAD) kanë vendosur në mbledhjen e tyre të sotme që për vitin e ardhshëm, (që zakonisht bëhen nga dhjetori i vitit paraprak) të mos ketë ngritje të çmimeve për shfrytëzuesit e transportit publik më Zvicër.
Për më tepër, dhe ky është lajmi i mirë këtu, duke filluar nga qershori i këtij viti do të ketë një zbritje çmimesh të biletave të trenit për linjat në nivel nacional, shrkuan srf.ch.
Ky vendim merret përkundër prognozës se do të ketë shtrenjtim prej 0.6 % të kostos së transportit publik, transmeton albinfo.ch.
Falë uljes së tatimit mbi vlerën e shtuar, shuma nga e cila do të përfitojnë bashkërisht shfrytëzuesit e linjave nacionale do të jetë 9 milionë franga. Kjo shumë pra do të ndahet në formë të ofertave për bileta të ndryshme më të lira.
Që nga 4 prilli është lancuar abinamenti për pikniqe. Kështu, personat që kanë një abonament vjetor me gjysmë çmimi, mund të blejnë një set prej 20 ose 30 biletave për ditët e piknikut, të cilat mund t`i shfrytëzojnë gjatë gjithë vitit, përcjell albinfo.ch. Këtë mund ta bëjnë në mënyrë fleksibile dhe pa kufizime, që i bie, gjatë ditëve të përmendura ta mund të shikojnë favoret e komforit që e siguron pasja e një Abonamenti Gjeneral (GA).
Ndërsa dihet se ky abonament që është dukshëm më i shtrenjtë por mund të përdoret gjatë gjithë vitit, në mënyrë të pakufizuar.
Të tjera nga Shkurt.ch
E-Diaspora
-
Nderohet soprano shqiptare Ermonela Jaho “E pranoj këtë vlerësim me përulësi, mirënjohje dhe emocion të thellë. Faleminderit Francë që e prite... -
Osmani në Cyrih: Diaspora në Zvicër i jep jehonë mesazhit ‘rugovizmi jeton’ -
Kurti takim me studentët shqiptarë në Zvicër -
Politikanët shqiptarë të Zvicrës kundërshtojnë nismën “Jo Zvicrës 10 milionëshe” -
Rusia sulmon kompleksin rezidencial ku banon ambasadori shqiptar në Kiev
Jeta në Zvicër
-
Zvicra e ndarë para referendumit për kufizimin e popullsisë Qeveria zvicerane dhe grupet ekonomike janë shprehur kundër iniciativës, duke thënë se vendi ka nevojë për... -
I nxehti ekstrem pushton Evropën, ja pse ekspertët nuk po e quajnë valë të nxehti -
“Zvicra nuk është e përgatitur për një luftë të madhe me dronë” -
Zug nis matjen zyrtare të çmimeve të qirave -
Zviceranët punojnë më pak se mesatarja evropiane











