Integrimi
Nga 5000 kërkesa, asnjë njohje azili për shtetasit e Shqipërisë!
Zyra Federale për Migracion dhe Refugjatë (BAMF) nga filimi i korrikut ka përpunuar 5000 kërkesa azili të shtetasve të Shqipërisë, gjegjësisht ka marrë vendime për to. Zyra në fjalë e konsideron se kjo dëshmon për sukseset e para të praktikës së re të përpunimit të shpejtuar të kërkesave për azil nga shtetasit e Ballkanit Perëndimor, shkruan welt.de.
Siç bën të ditur BAMF në nje konferencë për shtyp të mbajtur sot në Nürnberg, nga 5000 rastet e përmendura nuk i është njohur azili asnjë rasti të vetëm. BAMF kishte kumtuar më parë se lëndët nga Ballkani Perëndimor do të trajtoheshin me përparësi, transmeton albinfo.ch. Kështu u dërgohet një sinjal vendeve përkatëse të prejardhjes se shtetasit e tyre nuk mund të shpresojnë për azil në Gjermani.
Në fillim të vitit, një praktikë e ngjashme ishte ndjekur për dy muaj edhe për azilkërkuesit nga Kosova, me ç`rast ishin përpunuar 15 mijë kërkesa, përcjell albinfo.ch raportimin e gazetës gjermane. Si rezultat, numri i kërkesave të azilit nga ksoovarët ka rënë nga 1500 në ditë në 50 deri 60 sish.
Të tjera nga Integrimi
E-Diaspora
-
Një drekë e përbashkët në shenjë respekti dhe mirënjohjeje Takimi i fundvitit i mësuesve të shkollave shqipe në Zvicër u shoqërua me një drekë të... -
Kapen pa dokumente pesë punëtorë nga Kosova dhe Maqedonia -
Rruga e Musa Kamenicës nga refugjati te kryeparlamentari i Lozanës -
Bajram Shillova përballë flakëve: guximi që shpëtoi një jetë -
Shoqata ‘Iliria München’ shënon 25-vjetorin me muzikë dhe traditë
Jeta në Zvicër
-
Kapen pa dokumente pesë punëtorë nga Kosova dhe Maqedonia Katër shtetas të Kosovës dhe një i Maqedonisë së Veriut u gjetën duke punuar në kantier,... -
Novartis dhe Roche ulin çmimet e barnave të tyre në SHBA -
Zvicër: Kontrolle të shtuara kufitare në kufirin jugor -
Miratohet buxheti i Zvicrës: 90.4 miliardë CHF për vitin 2026 -
Rruga e Musa Kamenicës nga refugjati te kryeparlamentari i Lozanës











