Kosova
Nga 96% e votave, Vetëvendosje prin me 5 mijë vota më shumë se LDK
Nga zgjedhjet e mbajtura në Kosovë, Albin Kurti doli i pari më i votuar këtë herë. Lideri i Vetevendosje shenoi një sukses të rëndësishëm në zgjedhjet e parakohshme parlamentare të së dielës duke lënë pas Vjosa Osmanin e LDK me të cilën ai pati edhe një marrëveshje parazjedhore.
Sipas rezultatit zyrtar të KQZ, me mbi 96% të votave të numëruara deri në orën 09:00 të kësaj të hënë, Vetevendosje ka marrë 25.78% të votave përkthyer ndryshe në numër votash 198.156 vota ndërsa LDK mori 25.06% përkthyer në 192 mijë e 642 vota.
Nga ana tjetër pati rezultate zhgenjyese për PDK e cila mori rreth 21% të votave dhe pas 12 vjetësh në pushtet, Partia do të kalojë në opozitë.
Ndërkaq koalicioni AAK-PSD I drejtuar nga kryeministri në largim Haradinaj pësoi disfatë pasi mori vetëm 11.64 për qind.
E-Diaspora
-
Filharmonia e Kosovës debuton me sukses në Berlin Nën dirigjimin e Marion Wood, Orkestra e Kosovo Philharmonic Orchestra së bashku me koret ndërkombëtare sollën... -
Mërgata nga Zvicra mbështet studentët e UP-së me bursa mujore -
“The Guestkeepers”, një projekt që trajnon “ambasadorët e mikpritjes” në Kosovë -
Familjarët flasin për kosovarët që humbën jetën në Vjenë -
U mbajt Kuvendi i LAPSH “Naim Frashëri” për Kantonin e Argaut, në Zvicër
Jeta në Zvicër
-
Zvicra lehtëson kufizimet e importit të vezëve për të përmbushur kërkesën në rritje Qeveria zvicerane do të lejojë importimin e 240 milionë vezëve shtesë në vend me tarifa të... -
Fluturimet në Cyrih rriten pavarësisht luftës në Iran -
Gjeneva ende nuk mund të bjerë dakord për buxhetin e vitit 2026 -
Karin Keller-Sutter bën kallëzim penal për fyerje seksiste në internet -
Çfarë do të ndryshojë në Zvicër gjatë muajit prill 2026?










