Lajme
Nga e diela, nuk ka më karantinë për hyrjen në Itali, nga BE dhe Zvicra
Për hyrjet nga vendet e Bashkimit Evropian, zona Shengen, Britania e Madhe dhe Izraeli, kërkohet vetëm një test negativ. Këtu përfshihet edhe Zvicra
Për të gjithë njerëzit të cilët udhëtojnë në Itali nga vendet evropiane, nga e diela (16 maj) hiqet detyrimi i karantinës së koronës, e cila zbatohej pas mbërritjes në vend.
Këtë njoftim e ka dhënë të premten (sot) Ministria e Shëndetësisë në Romë, raporton sda.ch .
Në të ardhmen, për hyrjet nga vendet e Bashkimit Evropian, zona Shengen, Britania e Madhe dhe Izraeli, kërkohet vetëm një test negativ, transmeton albinfo.ch. Këtu përfshihet edhe Zvicra.
Deri më tani ka qenë e detyrueshme karantina pesëditëshe dhe më pas bërja e një testi të dytë.
Vendi me 60 milionë banorë ka numëruar të enjten rreth 8,000 infeksione të reja me korona dhe rreth 200 vdekje në lidhje me virusin Sars-CoV-2 gjatë 24 orëve.
Nga e hëna e ardhshme e më tutje, pothuajse të gjitha rajonet e Italisë pritet t’i përkasin zonës së verdhë, me rrezik të ulur të koronës.
E-Diaspora
-
Një destinacion që quhet Kosovë! Për mërgimtarin, Kosova nuk është thjesht destinacioni i pushimeve. Është adresa ku kthehet zemra, sado larg... -
46-vjeçari nga Kosova del para gjykatës në Zvicër, akuzohet për vrasjen e partneres -
Diaspora Meeting rikthehet me edicionin e nëntë në Kosovë -
Magazina albinfo.ch vjen me numrin special, Vera `26 -
Yll Gashi vazhdon aventurën me Bayern Munichun, rinovon kontratën deri në vitin 2028
Jeta në Zvicër
-
Vapa ekstreme rrit ndjeshëm rrezikun e vdekshmërisë te të moshuarit në Zvicër Gjatë valës së fundit të të nxehtit në Evropë, Franca, Belgjika dhe Holanda raportuan të paktën... -
Studimi zviceran: Pse asnjë lëvizje e trupit nuk është identike me tjetrën -
Një destinacion që quhet Kosovë! -
Çmimet e shtëpive në Zvicër vazhdojnë të rriten -
Xhaka tregon pse shpërtheu në lot pasi e udhëhoqi Zvicrën drejt historisë












