Maqedonia
Nga e hëna fillon fushata zgjedhore në Maqedoni
Pasi Komisioni Shtetëror Zgjedhor (KSHZ) ka përcaktuar renditjen e pjesëmarrësve në zgjedhjet lokale në fletëvotim, Lista e kandidatëve duhet të publikohet më së voni deri në mesnatën e së enjtes (më 23 shtator), përcjell albinfo.ch.
Thuhet se renditja e kandidatëve në fletëvotim u hodh me short dje në një seancë të KSHZ-së, dhe për shkak të situatës aktuale me Covid-19, përfaqësuesit e partive politike, koalicionet dhe grupet e votuesve nuk ishin të pranishëm.
Partitë veprojnë në mënyrë të pavarur ose në koalicione në varësi të komunave dhe marrëveshjeve të arritura reciproke. Nga partitë kryesore, në Listën e kandidatëve, Bashkimi Demokratik për Integrim është Nr. 3, Aleanca për Shqiptarët Nr.5, OBRM-PDUKM dhe Koalicioni 7, Lidhja Social Demokratike e Maqedonisë 9, Alternativ 10, Partia Demokratike Shqiptare 11, BESA 16.
Lista përfshin gjithashtu parti më të vogla, koalicione dhe për herë të parë në këto zgjedhje ka një numër të madh të kandidatëve të pavarur.
Afati për paraqitjen e kërkesave për vëzhgimin e zgjedhjeve është ende në përfundim. Të gjithë të interesuarit mund të aplikojnë deri më 6 tetor.
Derisa KSHZ po përgatitet për zgjedhjet e ardhshme, partitë do të fillojnë fushatën zgjedhore të hënën, e cila do të zgjasë deri më 15 tetor. Gjatë kësaj periudhe, ata do t’u prezantojnë qytetarëve programin e tyre zgjedhor për katër vjetët e ardhshme.
E-Diaspora
-
Një destinacion që quhet Kosovë! Për mërgimtarin, Kosova nuk është thjesht destinacioni i pushimeve. Është adresa ku kthehet zemra, sado larg... -
46-vjeçari nga Kosova del para gjykatës në Zvicër, akuzohet për vrasjen e partneres -
Diaspora Meeting rikthehet me edicionin e nëntë në Kosovë -
Magazina albinfo.ch vjen me numrin special, Vera `26 -
Yll Gashi vazhdon aventurën me Bayern Munichun, rinovon kontratën deri në vitin 2028
Jeta në Zvicër
-
Vapa ekstreme rrit ndjeshëm rrezikun e vdekshmërisë te të moshuarit në Zvicër Gjatë valës së fundit të të nxehtit në Evropë, Franca, Belgjika dhe Holanda raportuan të paktën... -
Studimi zviceran: Pse asnjë lëvizje e trupit nuk është identike me tjetrën -
Një destinacion që quhet Kosovë! -
Çmimet e shtëpive në Zvicër vazhdojnë të rriten -
Xhaka tregon pse shpërtheu në lot pasi e udhëhoqi Zvicrën drejt historisë












