Lajme
Nga Japonia, 37 kamionë për grumbullimin e mbeturinave
Kamionët që do të sillen deri në gusht të vitit 2012, kanë vlerën prej 5 milionë eurove
Siç bën të ditur në një komunikatë për medie të Minmiustrisë së Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, në Tokio të Japonisë sot ministri Dardan Gashi dhe zv/ministri Ilir Mirena janë takuar me zv/Ministrin e Punëve të Jashtme të Japonisë, Kazuyuki Hamada.
Takimi është zhvilluar në vazhdën e vizitës zyrtare të një delagacioni të MMPH’së në shtetin e Japonisë. Në takim u diskutua për zhvillimin e deritashëm të raporteve ndërshtetërore mes Kosovës dhe Japonisë, si dhe thellimin e mëtejmë të tyre.
Minisitri Gashi ka falenderuar zv/Ministrin Hamada, për ndihmën që Qeveria dhe populli i Japonisë kanë dhënë për Kosovën që prej vitit 1999, vazhdon komunikata. Në anën tjetër, edhe zv/Ministri Hamada duke konfirmuar marrëdhëniet e mira ndërshtetërore mes dy vendeve ka falenderuar popullin e Kosovës për solidarizimin me popullin e Japonisë pas katastrofës natyrore të marsit të këtij viti.
Gjatë vizitës, ministri Gashi dhe delegacioni përcjellës kanë pasur takim edhe me Zëvendës Presidentin e Oragnizatës Japoneze për Bashkpunim Ndërkombëtarë (JICA), Ichikawa Masakazu. Me përfaqësuesin e lartë të JICA’së u diskutua mundësia që Qeveria e Japonisë të aprovojë kredi të buta për Kosovën në fushën e investimeve në infrastrukturë dhe mbrojtje të mjedisit.
Njëkohësisht, të dy palët u ndanë të kënaqur me projektin për furnizim të komunave të Kosovës me 37 kamionë për grumbullim të mbeturinave, financuar nga JICA.
Projekti kap vlerën rreth 5 milion euro, ndërsa kamionet e parë do të sillen në Kosovë gjatë muajit gusht të vitit 2012. Po ashtu, për të gjithë këta kamionë janë siguruar edhe pjesët rezervë.
Ceremonia e nënshkrimit të kontratës do të bëhet të hënën.
Bashkupunimi i mirë mes MMPH’së dhe JICA’as pritet të vazhdojë me mbështetejn për projektin e krijimit të hartave topografike të Kosovës, si dhe projektet të tjera në fushën e mbrojtjes së mjedisit dhe planifikimit hapësinor, thuhet në përfudnim të komiunkatës.
E-Diaspora
-
“The Guestkeepers”, një projekt që trajnon “ambasadorët e mikpritjes” në Kosovë Projekti që synon zhvillimin e turizmit kulturor në Kosovë, “The Guestkeepers” është prezantuar në Konsullatën e... -
Familjarët flasin për kosovarët që humbën jetën në Vjenë -
U mbajt Kuvendi i LAPSH “Naim Frashëri” për Kantonin e Argaut, në Zvicër -
Austri
Aksident tragjik në Austri, ndërron jetë 18-vjeçari shqiptar nga Kosova -
Spanjë
Orkestra “Amadeus” triumfon në Spanjë, fiton çmimin kryesor “Grand Prix”
Jeta në Zvicër
-
Zvicër: Shumica preferojnë pagesa pa para në dorë Pagesat pa para në dorë janë ende mënyra më e popullarizuar për të paguar në Zvicër,... -
Zvicër: Shkalla e lindjeve shkakton krizë në shkolla -
Mashtrim i ri në Zvicër: Mesazhe të rreme për pikët e Coop dhe Migros -
Rritet numri i blerjeve të armëve në Zvicër gjatë vitit 2025 -
Java e Frankofonisë: “La Beauté de l’Âne” në Bernë sjell rrëfimin e Kosovës










