E-Diaspora
Nga ligjërata e yllit të arkitekturës, Calatrava, në Universitetin e St. Gallenit
Santiago Calatrava është i njohur për rinovimet dhe ndërtesat e reja si psh. stacionet e trenit futuristic-looking: Zurich Stadelhofen (1990) stacioni hekurudhor, stacioni i trenit e Liège-Guillemins (2009), Gare de Lyon Saint-Exupéry (1994), PATH (2016)
Santiago Calatrava, arkitekti i madh spanjollo-zviceran, një ndër më të mdhenjtë e arkitekturës bashkëkohore, mbajti më 26 prill në Universitetin e St. Gallenit, në Zvicër një ligjëratë me temen: Religjioni dhe politika në arkitekturë.
Calatrava është i njohur për rinovimet dhe ndërtesat e reja si psh. stacionet e trenit futuristic-looking: Zurich Stadelhofen (1990) stacioni hekurudhor, stacioni i trenit e Liège-Guillemins (2009), Gare de Lyon Saint-Exupéry (1994), PATH (2016).
Ai për bazë, ka njohuritë e tij inxhinierike me qasje funksionale praktike të cilave u jep një dizajn futuristik si dhe vulën e tij të patjetërsueshme për të projektuar ndërtesa teknikisht spektakolare. Shpesh, ai motivohet nga strukturat natyrale (gjethe, skelete ose krahë). Dizajni elegant i bën veprat e tij menjëherë të njohura, por ato kanë edhe koston relativisht te lartë të ndërtimit.
Një pyetjeje të një studenti të ekonomisë, nëse për arkitektin e njohur, kostoja e lartë e objekteve të tij, është profesionalisht etike, politike dhe sociale, ai i përgjigjet me: absolutisht po, një objekt parashihet t`i amortizojë shpenzimet e ndërtimit për afro 30 vjet. Hagia Sophia si ndërtim brilant bizantin nga shek. VI, a thua sa herë nxori shpenzimet e ndërtimit? Hagia Sophia paraqet për arkitektin e madh një si “Partenon të Ortodoksisë” shpesh një frymëzim për veprat e tij.
Calatrava thotë se te objektet sakrale, simbolika dhe ndjenja që ato përçojnë është më e rëndësishme se sa vetë funksionaliteti.
Calatrava ka projektuar në Ground Zero në Nju Jork (World Trade Center (stacioni PATH) si një figurë zogu gjigant. Gjithashtu në Ground Zero Calatrava fitoi konkursin për pasuesin e kishës ortodokse greke të Shën Nikollës, gjersa edhe këtu, Hagia Sophia i shërbyeu Calatravas si frymëzim. Fasada e jashtme e mermerit të bardhë ndriçohet nga brenda. Shën Nikolla është e vetmja strukturë josekulare në trollin e Memorandumit të 11 Shtatorit në Parkun e Lirisë në Nju Jork.
Veprat e tij, qofshin për nga volumi të mëdha ose të vogla, për shkakun e efektit skulpturor të strukturës së tyre, dalin spektakulare dhe futuristike. Bile edhe një strehë e një stacioni të vogėl autobusësh lokal në St.Gallen mban vulën e artit tij prej mjeshtri. Edhe një dëshmi që arkitektin e bën të madh, e jashtë-zakonshmja dhe e bukura e kombinuar me funksionalen e jo volumi i veprave të tij.
Të tjera nga E-Diaspora
E-Diaspora
-
Ansambli Kombëtar mahnit Londrën me performancën e parë në Mbretërinë e Bashkuar Londra duartroket kulturën shqiptare, Ansambli Kombëtar shkëlqen në Shaw Theatre... -
Nis ardhja e mërgimtarëve, ja gjendja aktuale dhe pritjet në pikat kufitare -
Shqiptarja e parë nga Kosova diplomon në MIT, një nga universitetet më prestigjioze në botë -
Chair Airlines inauguron linjën direkte Cyrih–Tiranë, një tjetër urë ajrore mes Zvicrës dhe Shqipërisë -
Nis shpërndarja e librave shqip në 15 shtete të diasporës
Jeta në Zvicër
-
Cyrihu shqyrton dhurimin e biletave Interrail për të gjithë 18-vjeçarët Propozimi në Cyrih: Biletë Interrail falas për çdo 18-vjeçar... -
Zvicra kërkon lehtësim të kontrolleve kufitare në aeroporte gjatë verës -
Provokim me flamurin serb ndaj Xhakës, kapiteni i Zvicrës u përgjigj me gol -
Shaqiri kundër Zhegrovës? Dueli i shumëpritur i shqiptarëve mund të zhvillohet në Bazel -
Xhaka: Është privilegj të përballemi me Messin, por Zvicra synon të shkruajë historinë














