E-Diaspora
“Nga lufta në Kosovë drejt Amerikës”
Këngëtarja kosovare, Linda Halimi ka rrëfyer për luftën në Kosovë, por edhe humbjen e peshës dhe ëndrrën e saj amerikane
Këngëtarja Linda Halimi në një intervistë për revistën amerikane “The People” ka rrëfyer për luftën në Kosovë dhe udhëtimin e saj në Amerikë, por edhe si ka humbur peshë, duke qenë shembull edhe për të tjerët të cilët duan ta bëjnë këtë gjë, përcjell albinfo.ch.
“Ne kurrë nuk e dinim se kur do të shkonim herën tjetër për të ngrënë. Ishte ndjenjë e keqe, duke mos qenë në gjendje për të ngrënë. Pra, kur lufta mbaroi, unë fillova të konsumoja pa masë”, ka treguar këngëtarja për ‘The People”.
Ajo filloi të hajë pica, karamele dhe pothuajse një Nutella. Kur ishte ndër 17 dhe 20 vjet kishte përjetuar ‘tmerrin’. “Këto tre deri në katër vjet të jetës sime ishin të mjerueshme. Sinqerisht, unë kam qenë në rregull me peshën time, por ajo u shndërrua në çështjet e shëndetit. Unë nuk merrja frymë lehtë. Çdo herë që unë do të shkoja në klasë, njerëzit më thonin, “Oh shikoni, elefanti i madh është këtu”, shtoi tutje ajo,
“Një grua në autobus më ofroi”, rrëfen Halimi. Atëherë ajo ishte vetëm 18-vjeçe, por zonja kishte menduar se ajo ishte shtatzënë.
Lindita tashmë ka humbur sasi të konsiderueshme të peshës kur ajo u shpërngulë në Shtetet e Bashkuara në vitin 2013 dhe ishte pjesë e audicioneve të “American Idol”, ku u rendit tek 25 më të mirët, por pa shkuar në netët finale.
“Kjo më ka inspiruar mua për të vazhduar që të punoj drejt të qenit një këngëtare”, thotë Halimi, e cila aktualisht jeton në Atlanta me bashkëshortin e saj prej tre vjetësh. “Qëllimi im kryesor është që të marrë një Grammy”. Pos tjerash, ndalesa e saj e ardhshme, është përfaqësimi i Shqipërisë në Eurovizion në muaj maj.
E-Diaspora
-
Cyrih
Lexim letrar me Shqipe Sylejmanin dhe Fatbardh Kqikun në Literaturhaus Cyrih Mbrëmje letrare me Shqipe Sylejmani dhe Fatbardh Kqiku në Literaturhaus Cyrih... -
Ambasadori Latifi merr pjesë në pritjen solemne të Vitit të Ri në Kalanë e Vaduzit -
Cyrihu ofron kujdes mjekësor bazik falas për migrantët pa dokumente -
Çfarë do të votojnë zviceranët më 8 mars 2026 -
“Dua të garoj për Kosovën ose Zvicrën”, ëndrra e bukur e Luanës dhjetëvjeçare
Jeta në Zvicër
-
Më shumë njerëz në Zvicër mund të dhurojnë gjak nga shkurti Në përputhje me rrethanat, tani zbatohet një periudhë prej katër muajsh pas çdo transfuzioni, pavarësisht nga... -
1,000 fluturime shtesë në Aeroportin Zürich-Kloten -
Këshilli Kantonal i Cyrihut hedh poshtë iniciativën për pagesa me para në dorë -
Alarm i rremë? Çfarë ndryshoi realisht në këshillat britanike për Zvicrën -
Bashkëpronari i barit të djegur mbahet në paraburgim për tre muaj













