Lajme
Nga maji, fluturimet do të jenë sipas rregullave të reja
Komisioni Evropian, në maj do të paraqesë një paketë të rregullave të reja të fluturimit pas heqjes së masave të jashtëzakonshme. Komisionerja evropiane për transportit, Adina Valean, tha se masat do të përfshijnë distancimin shoqëror midis udhëtarëve të aeroportit dhe brenda aeroplanëve. Qëllimi kryesor i këtyre masave është të garantojë sigurinë e shëndetit të pasagjerëve në trafikun ajror, i cili periudhën që posa kaloi u konsiderua si bartësi kryesor i koronavirusit në nivel botëror.
Ajo që i shqetëson më shumti aviokompanitë është opsioni i mundshëm për kufizim të numrit të udhëtarëve në aeroplan, ashtu që ulëset e mesme në aeroplan të mos lejohet të shiten fare. Në këtë mënyrë, numri i pasagjerëve në aeroplan mund të ulet deri në një të tretën, që në të vërtetë do të nënkuptojë ulje të konsiderueshme të fitimeve të aviokompanive ajrore, lajmërojnë mediat botërore. Asociacioni ndërkombëtar për transport ajror (IATA) tashmë ka njoftuar se kriza e koronës mund të shkaktojë rreth 314 miliardë dollarë humbje te aviokompanitë.
Komisioneri i BE-së Valean thekson se ndër masat që do të diskutohen në Bruksel përfshijnë dezinfektimin e detyrueshëm të avionëve dhe aeroporteve, si dhe opsionin për të mbajtur maska gjatë udhëtimit me aeroplan. Këto masa mund të zgjasin derisa të zbulohet ndonjë ilaç ose vaksine kundër Kovid-19.
Duke pasur parasysh faktin se shumica e fluturimeve nga aeroportet e Maqedonisë janë të lidhura me vendet anëtare të BE-së, tashmë është e sigurt që masat e Komisionit Evropian do të zbatohen për fluturimet e organizuara nga Shkupi dhe Ohri. Për momentin, qeveria e Maqedonisë nuk ka caktuar një datë për hapjen e dy aeroporteve, të cilët për herë të parë gjatë disa vite do të përballen me ulje të numrit të pasagjerëve në trafikun ajror, shkruajnë mediat shqiptare, përcjell albinfo.ch.
E-Diaspora
-
Abdixhiku: Diaspora nuk i prish balancat demokratike në Kosovë, ajo i pasqyron ato Abdixhiku: "Mërgata jonë ka dhënë shumë për këtë vend; është koha që shteti t’ia kthejë këtë... -
PSHDK mohon legjitimitetin e degës së pretenduar në Vjenë -
Abdixhiku i drejtohet mërgatës: “Më 28 dhjetor, ejani dhe shpëtojeni Kosovën” -
“Netzwerk Dua”, inteligjenca që mbron pronën tënde në Zvicër -
Albin Kurti në Cyrih: Siguria si garanci e paqes dhe shtetndërtimi si përgjegjësi historike
Jeta në Zvicër
-
Policia e Bernës në kërkim të një personi të rrezikshëm, situata në Reconvilier është qetësuar Policia kantonale e Bernës ishte në kërkim të dielën për një person të shpallur si i... -
Ish kandidatja për Miss Zvicra ishte kontaktuar gjithashtu nga Epstein -
“Netzwerk Dua”, inteligjenca që mbron pronën tënde në Zvicër -
Zvicër: Fondet mjaftojnë vetëm për 24 avionë luftarakë në rast ekstrem -
Gjykohet një mercenar zviceran që ka luftuar për Ukrainën














